വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
123 : 9

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَٰتِلُواْ ٱلَّذِينَ يَلُونَكُم مِّنَ ٱلۡكُفَّارِ وَلۡيَجِدُواْ فِيكُمۡ غِلۡظَةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ

O ju që besuat, luftoni jobesimtarët që janë afër jush e le të ndiejnë ashpërsinë tuaj! Dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit! info
التفاسير:

external-link copy
124 : 9

وَإِذَا مَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ فَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمۡ زَادَتۡهُ هَٰذِهِۦٓ إِيمَٰنٗاۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَزَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَهُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ

Kur shpallet ndonjë sure, disa nga ata thonë: "Cilit prej jush ia shtoi besimin kjo sure?" Sa u përket atyre që besojnë, ajo ua shton besimin dhe ata gëzohen. info
التفاسير:

external-link copy
125 : 9

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ فَزَادَتۡهُمۡ رِجۡسًا إِلَىٰ رِجۡسِهِمۡ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ

Ndërkaq, atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ua shton mosbesimin dhe ata vdesin si jobesimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
126 : 9

أَوَلَا يَرَوۡنَ أَنَّهُمۡ يُفۡتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٖ مَّرَّةً أَوۡ مَرَّتَيۡنِ ثُمَّ لَا يَتُوبُونَ وَلَا هُمۡ يَذَّكَّرُونَ

A nuk e shohin ata se çdo vit sprovohen një herë ose dy, e sërish nuk pendohen e as marrin mësim?! info
التفاسير:

external-link copy
127 : 9

وَإِذَا مَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ نَّظَرَ بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٍ هَلۡ يَرَىٰكُم مِّنۡ أَحَدٖ ثُمَّ ٱنصَرَفُواْۚ صَرَفَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُم بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ

Madje, sa herë që shpallet ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): "A po ju sheh dikush?", pastaj largohen. Allahu ua shmang zemrat, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë. info
التفاسير:

external-link copy
128 : 9

لَقَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ عَزِيزٌ عَلَيۡهِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِيصٌ عَلَيۡكُم بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ

Juve ju ka ardhur tashmë një i dërguar nga mesi juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet që përjetoni, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër dhe është i dhembshur e i mëshirshëm me besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
129 : 9

فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَهُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ

Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë thuaju: "Mua më mjafton Allahu, përveç të Cilit s'ka zot që meriton të adhurohet. Tek Ai mbështetem. Ai është Zoti i Arshit (Fronit) madhështor. info
التفاسير: