വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
62 : 9

يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمۡ لِيُرۡضُوكُمۡ وَٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَحَقُّ أَن يُرۡضُوهُ إِن كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ

Ata betohen në Allahun për t'ju kënaqur, por më e drejtë është të kërkojnë kënaqësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse janë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
63 : 9

أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّهُۥ مَن يُحَادِدِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَأَنَّ لَهُۥ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدٗا فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡخِزۡيُ ٱلۡعَظِيمُ

A nuk e dinë ata se kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij do të qëndrojë përgjithmonë në Zjarrin e Xhehenemit? Ky është poshtërimi i madh. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 9

يَحۡذَرُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيۡهِمۡ سُورَةٞ تُنَبِّئُهُم بِمَا فِي قُلُوبِهِمۡۚ قُلِ ٱسۡتَهۡزِءُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ مُخۡرِجٞ مَّا تَحۡذَرُونَ

Dyfytyrëshit kanë frikë se do të shpallet ndonjë sure, e cila do t'i lajmërojë (besimtarët) për atë që fshehin në zemrat e tyre. Thuaju: "Vazhdoni të talleni, se Allahu me siguri do të zbulojë atë që i druheni." info
التفاسير:

external-link copy
65 : 9

وَلَئِن سَأَلۡتَهُمۡ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلۡعَبُۚ قُلۡ أَبِٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ وَرَسُولِهِۦ كُنتُمۡ تَسۡتَهۡزِءُونَ

Nëse i pyet ata, me siguri do të thonë: "Ne vetëm po bënim shaka e po argëtoheshim." Thuaju: "Vallë, me Allahun, me ajetet dhe me të Dërguarin e Tij po talleshit?! info
التفاسير:

external-link copy
66 : 9

لَا تَعۡتَذِرُواْ قَدۡ كَفَرۡتُم بَعۡدَ إِيمَٰنِكُمۡۚ إِن نَّعۡفُ عَن طَآئِفَةٖ مِّنكُمۡ نُعَذِّبۡ طَآئِفَةَۢ بِأَنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ

Mos u shfajësoni! Ju e zbuluat mosbesimin (që e fshihnit), pas shfaqjes së besimit. Nëse disa prej jush i falim, të tjerët do t'i ndëshkojmë, sepse janë të këqij. info
التفاسير:

external-link copy
67 : 9

ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتُ بَعۡضُهُم مِّنۢ بَعۡضٖۚ يَأۡمُرُونَ بِٱلۡمُنكَرِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَقۡبِضُونَ أَيۡدِيَهُمۡۚ نَسُواْ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمۡۚ إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ

Dyfytyrëshit dhe dyfytyrëshet janë të gjithë njësoj; urdhërojnë për vepra të këqija e ndalojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e harruan Allahun, andaj Ai i harroi ata. Pikërisht dyfytyrëshit janë të pabindurit. info
التفاسير:

external-link copy
68 : 9

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ هِيَ حَسۡبُهُمۡۚ وَلَعَنَهُمُ ٱللَّهُۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّقِيمٞ

Allahu u ka premtuar dyfytyrëshve e dyfytyrësheve dhe jobesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë; ai do t'u mjaftojë atyre. Allahu i ka mallkuar ata dhe për ta do të ketë dënim të përhershëm. info
التفاسير: