വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
84 : 2

وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ لَا تَسۡفِكُونَ دِمَآءَكُمۡ وَلَا تُخۡرِجُونَ أَنفُسَكُم مِّن دِيَٰرِكُمۡ ثُمَّ أَقۡرَرۡتُمۡ وَأَنتُمۡ تَشۡهَدُونَ

Po ashtu, kujtoni kur morëm besën nga ju që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos dëboni njëri-tjetrin nga vendbanimi juaj. Ju e pranuat këtë dhe po e dëshmoni. info
التفاسير:

external-link copy
85 : 2

ثُمَّ أَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ تَقۡتُلُونَ أَنفُسَكُمۡ وَتُخۡرِجُونَ فَرِيقٗا مِّنكُم مِّن دِيَٰرِهِمۡ تَظَٰهَرُونَ عَلَيۡهِم بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَإِن يَأۡتُوكُمۡ أُسَٰرَىٰ تُفَٰدُوهُمۡ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيۡكُمۡ إِخۡرَاجُهُمۡۚ أَفَتُؤۡمِنُونَ بِبَعۡضِ ٱلۡكِتَٰبِ وَتَكۡفُرُونَ بِبَعۡضٖۚ فَمَا جَزَآءُ مَن يَفۡعَلُ ذَٰلِكَ مِنكُمۡ إِلَّا خِزۡيٞ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰٓ أَشَدِّ ٱلۡعَذَابِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

Megjithatë, jeni ju ata që vrisni njëri-tjetrin dhe dëboni një grup prej jush nga vendbanimi i tyre, duke bashkëpunuar kundër tyre padrejtësisht e armiqësisht. Ndërkaq, kur ju vijnë të robëruar, ju i lironi ata (duke paguar shpërblesë), ndonëse dëbimi i tyre është i ndaluar për ju. Pra, a besoni në një pjesë të Librit (Teuratit), ndërsa e mohoni pjesën tjetër?! E çfarë mund të presin tjetër ata që veprojnë kështu, përveç poshtërimit në jetën e kësaj bote, kurse në Ditën e Kiametit do të dërgohen në dënimin më të rëndë! Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që veproni. info
التفاسير:

external-link copy
86 : 2

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا بِٱلۡأٓخِرَةِۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Këta janë ata që e kanë blerë jetën e kësaj bote me botën tjetër, prandaj atyre nuk do t'u lehtësohet dënimi e as që do të ndihmohen. info
التفاسير:

external-link copy
87 : 2

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَقَفَّيۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ بِٱلرُّسُلِۖ وَءَاتَيۡنَا عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدۡنَٰهُ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِۗ أَفَكُلَّمَا جَآءَكُمۡ رَسُولُۢ بِمَا لَا تَهۡوَىٰٓ أَنفُسُكُمُ ٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡ فَفَرِيقٗا كَذَّبۡتُمۡ وَفَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ

Ne ia dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe pas tij çuam radhazi të dërguar. Ndërkaq, Isait, të birit të Merjemes, ia dhamë provat e qarta dhe e mbështetëm me Shpirtin e Dëlirë (Xhibrilin). Sa herë që ju vinte ndonjë i dërguar me diçka që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit mendjemëdhenj, prandaj disa i quanit gënjeshtarë e disa i vrisnit. info
التفاسير:

external-link copy
88 : 2

وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلۡفُۢۚ بَل لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفۡرِهِمۡ فَقَلِيلٗا مَّا يُؤۡمِنُونَ

Ata thonë: "Zemrat tona janë të vulosura." Jo, por Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak besojnë. info
التفاسير: