Kilniojo Korano reikšmių vertimas - Vertimas į albanų k.– Ruad vertimų centras - vykdomas

Puslapio numeris:close

external-link copy
184 : 26

وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ

Frikësojuni Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm!" info
التفاسير:

external-link copy
185 : 26

قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ

Ata thanë: "Në të vërtetë, ti je vetëm një i magjepsur! info
التفاسير:

external-link copy
186 : 26

وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Ti je vetëm një njeri si ne dhe ne mendojmë se ti je gënjeshtar. info
التفاسير:

external-link copy
187 : 26

فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Pra, lësho mbi ne një copë nga qielli, nëse je prej të sinqertëve!" info
التفاسير:

external-link copy
188 : 26

قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Ai (Shuajbi) tha: "Zoti im di më së miri çdo gjë që bëni ju." info
التفاسير:

external-link copy
189 : 26

فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ

Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj i kaploi dënimi i ditës me re. Ai ishte vërtet dënimi i një dite të madhe. info
التفاسير:

external-link copy
190 : 26

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
191 : 26

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti. info
التفاسير:

external-link copy
192 : 26

وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Pa dyshim, ky (Kuran) është shpallje e Zotit të botëve, info
التفاسير:

external-link copy
193 : 26

نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ

të cilën e zbriti Shpirti besnik (Xhibrili) info
التفاسير:

external-link copy
194 : 26

عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

në zemrën tënde (o Muhamed), që të bëhesh nga paralajmëruesit, info
التفاسير:

external-link copy
195 : 26

بِلِسَانٍ عَرَبِيّٖ مُّبِينٖ

në gjuhën e pastër arabe. info
التفاسير:

external-link copy
196 : 26

وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ

Në të vërtetë, ai është (përmendur) në Shkrimet e mëparshme. info
التفاسير:

external-link copy
197 : 26

أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

A nuk ishte provë për ta, se atë e njihnin dijetarët e bijve të Israilit? info
التفاسير:

external-link copy
198 : 26

وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ

Sikur t'ia zbritnim atë ndonjë joarabi info
التفاسير:

external-link copy
199 : 26

فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ

e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin. info
التفاسير:

external-link copy
200 : 26

كَذَٰلِكَ سَلَكۡنَٰهُ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Ja, kështu e ngulitim Ne atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve. info
التفاسير:

external-link copy
201 : 26

لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ حَتَّىٰ يَرَوُاْ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

Ata nuk do ta besojnë atë derisa të shohin dënimin e dhembshëm. info
التفاسير:

external-link copy
202 : 26

فَيَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Ai do t'u vijë papritmas, pa e vënë re ata. info
التفاسير:

external-link copy
203 : 26

فَيَقُولُواْ هَلۡ نَحۡنُ مُنظَرُونَ

E atëherë do të thonë: "A do të na jepet afat?" info
التفاسير:

external-link copy
204 : 26

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

Vallë, a mos po kërkojnë ata përshpejtimin e dënimit Tonë? info
التفاسير:

external-link copy
205 : 26

أَفَرَءَيۡتَ إِن مَّتَّعۡنَٰهُمۡ سِنِينَ

Më thuaj, nëse do t'i linim të jetonin të kënaqur disa vjet info
التفاسير:

external-link copy
206 : 26

ثُمَّ جَآءَهُم مَّا كَانُواْ يُوعَدُونَ

e pastaj t'i godiste ajo për të cilën qenë paralajmëruar, info
التفاسير: