[61] Deri para disa kohësh, në shumë vende të botës ndalohej shkurorëzimi (i gruas), kurse feja islame e ka lejuar shkurorëzimin (e gruas), qysh para 14 shekujsh. Por, kjo vepër është shumë e urryer nga Zoti dhe Ai ka përcaktuar disa norma për ta penguar këtë akt. Këto janë: 1. këshillimi i gruas; 2. të larguarit prej dhomës së saj, për një kohë të shkurtër; 3. qortimi i gruas në mënyrë edukuese; 4. nëse mosmarrëveshja është më e madhe ndërmjet tyre, duhet formuar një këshill të përbashkët pajtimi prej anës së burrit e të gruas, për t’i pajtuar ata; 5. nëse nuk kanë sukses as këto masa, atëherë arsyetohet shkurorëzimi; 6. nëse pajtohen e kurorëzohen përsëri, ndërsa pas pak kohe shkurorëzohen për së dyti, prapë lejohet kurorëzimi. Nëse shkurorëzimi ndodh tri herë, ata nuk mund të kurorëzohen për të katërtën herë, pa u martuar me njerëz prej familjesh të tjera (përkthyesi).