وه‌رگێڕانی ماناكانی قورئانی پیرۆز - وەرگێڕاوی ئەلبانی - ناوەندی ڕواد بۆ وەرگێڕان - کاری لە سەر دەکرێت

ژمارەی پەڕە:close

external-link copy
163 : 4

۞ إِنَّآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ كَمَآ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ نُوحٖ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطِ وَعِيسَىٰ وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَٰرُونَ وَسُلَيۡمَٰنَۚ وَءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ زَبُورٗا

Ne ta dhamë ty shpalljen ashtu siç i dhamë shpallje Nuhut dhe pejgamberëve pas tij dhe ashtu siç i dhamë shpallje Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit, esbatëve (pejgamberëve nga bijtë e Jakubit), Isait, Ejubit, Junusit, Harunit, Sulejmanit dhe Davudit, të cilit ia dhamë Zeburin. info
التفاسير:

external-link copy
164 : 4

وَرُسُلٗا قَدۡ قَصَصۡنَٰهُمۡ عَلَيۡكَ مِن قَبۡلُ وَرُسُلٗا لَّمۡ نَقۡصُصۡهُمۡ عَلَيۡكَۚ وَكَلَّمَ ٱللَّهُ مُوسَىٰ تَكۡلِيمٗا

Gjithashtu (dërguam) të dërguar për të cilët të kemi treguar më parë, por edhe të dërguar për të cilët nuk të kemi treguar. Ndërkohë, Allahu i ka folur Musait drejtpërdrejt. info
التفاسير:

external-link copy
165 : 4

رُّسُلٗا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةُۢ بَعۡدَ ٱلرُّسُلِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمٗا

(Dërguam) të dërguar që ishin kumtues të lajmit të mirë e paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë shfajësim para Allahut pas (dërgimit të) të dërguarve. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë. info
التفاسير:

external-link copy
166 : 4

لَّٰكِنِ ٱللَّهُ يَشۡهَدُ بِمَآ أَنزَلَ إِلَيۡكَۖ أَنزَلَهُۥ بِعِلۡمِهِۦۖ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَشۡهَدُونَۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًا

Mirëpo, Allahu dëshmon për atë që ta shpalli ty, - Ai e shpalli atë me dijen e Tij, - po ashtu edhe melekët dëshmojnë, ndërkohë mjafton Allahu si dëshmitar. info
التفاسير:

external-link copy
167 : 4

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ قَدۡ ضَلُّواْ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا

Pa dyshim, ata që nuk besojnë, por pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut, kanë humbur shumë larg së vërtetës. info
التفاسير:

external-link copy
168 : 4

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَظَلَمُواْ لَمۡ يَكُنِ ٱللَّهُ لِيَغۡفِرَ لَهُمۡ وَلَا لِيَهۡدِيَهُمۡ طَرِيقًا

Në të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk do t'i falë e as do t'i përudhë në asnjë rrugë, info
التفاسير:

external-link copy
169 : 4

إِلَّا طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٗا

përveç rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, gjë që për Allahun është e lehtë. info
التفاسير:

external-link copy
170 : 4

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُمُ ٱلرَّسُولُ بِٱلۡحَقِّ مِن رَّبِّكُمۡ فَـَٔامِنُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

O njerëz! Tashmë ju erdhi i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni, sepse është më mirë për ju! E, po qe se mohoni, ta dini se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. info
التفاسير: