وه‌رگێڕانی ماناكانی قورئانی پیرۆز - وەرگێڕاوی ئەلبانی - حەسان ناهی

external-link copy
31 : 4

إِن تَجۡتَنِبُواْ كَبَآئِرَ مَا تُنۡهَوۡنَ عَنۡهُ نُكَفِّرۡ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَنُدۡخِلۡكُم مُّدۡخَلٗا كَرِيمٗا

Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar.[59] info

[59] Ky varg na këshillon dhe na urdhëron për t’u frenuar nga gjynahet e mëdha. Lidhur me këto çështje, ka shumë studime nga teologët e mëdhenj. Atij që frenohet prej këtyre gjynaheve Zoti i ka premtuar se do t’i falen gjynahet e vogla. Duhet theksuar se një e mirë e thjeshtë ose një e keqe e vogël nuk bën të nënçmohen e të mohohen, sepse atëherë shndërrohen në gjynahe të mëdha (përkthyesi).

التفاسير: