ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
112 : 9

ٱلتَّٰٓئِبُونَ ٱلۡعَٰبِدُونَ ٱلۡحَٰمِدُونَ ٱلسَّٰٓئِحُونَ ٱلرَّٰكِعُونَ ٱلسَّٰجِدُونَ ٱلۡأٓمِرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَٱلنَّاهُونَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡحَٰفِظُونَ لِحُدُودِ ٱللَّهِۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

(Këta janë) ata që pendohen, të përkushtuarit në adhurim, ata që e lavdërojnë Atë, agjërojnë, bien në ruku, bien në sexhde, urdhërojnë për të mirën e ndalojnë të keqen dhe i ruajnë kufijtë e Allahut. Pra, jepua lajmin e gëzuar besimtarëve! info
التفاسير:

external-link copy
113 : 9

مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن يَسۡتَغۡفِرُواْ لِلۡمُشۡرِكِينَ وَلَوۡ كَانُوٓاْ أُوْلِي قُرۡبَىٰ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمۡ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Nuk i takon Profetit dhe atyre që besojnë të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërm, pasi ta kuptojnë se ata do të jenë banorë të Zjarrit flakërues. info
التفاسير:

external-link copy
114 : 9

وَمَا كَانَ ٱسۡتِغۡفَارُ إِبۡرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَن مَّوۡعِدَةٖ وَعَدَهَآ إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥٓ أَنَّهُۥ عَدُوّٞ لِّلَّهِ تَبَرَّأَ مِنۡهُۚ إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ لَأَوَّٰهٌ حَلِيمٞ

Ndërkaq, lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij ishte vetëm për shkak të një premtimi që ia kishte dhënë. Por, kur e kuptoi se ai ishte armik i Allahut, hoqi dorë prej tij. Ibrahimi ishte vërtet i dhembshur e i butë. info
التفاسير:

external-link copy
115 : 9

وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِلَّ قَوۡمَۢا بَعۡدَ إِذۡ هَدَىٰهُمۡ حَتَّىٰ يُبَيِّنَ لَهُم مَّا يَتَّقُونَۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ

Allahu kurrë nuk i çon njerëzit në humbje pasi t'i ketë udhëzuar, derisa t'u sqarojë atyre se nga çfarë duhet të ruhen. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
116 : 9

إِنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۚ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Me të vërtetë, Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Ai jep jetë dhe vdekje. Përveç Allahut ju nuk keni as mbrojtës e as ndihmës. info
التفاسير:

external-link copy
117 : 9

لَّقَد تَّابَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلنَّبِيِّ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ فِي سَاعَةِ ٱلۡعُسۡرَةِ مِنۢ بَعۡدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٖ مِّنۡهُمۡ ثُمَّ تَابَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّهُۥ بِهِمۡ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ

Allahu e pranoi pendimin e Profetit dhe të muhaxhirëve e ensarëve, të cilët e ndoqën atë në çastin e vështirë, pasi zemrat e një grupi prej tyre gati sa rrëshqitën, pastaj ua pranoi pendimin, se, me të vërtetë, Ai është Përdëllimtar e i Mëshirshëm ndaj tyre. info
التفاسير: