ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
119 : 6

وَمَا لَكُمۡ أَلَّا تَأۡكُلُواْ مِمَّا ذُكِرَ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ وَقَدۡ فَصَّلَ لَكُم مَّا حَرَّمَ عَلَيۡكُمۡ إِلَّا مَا ٱضۡطُرِرۡتُمۡ إِلَيۡهِۗ وَإِنَّ كَثِيرٗا لَّيُضِلُّونَ بِأَهۡوَآئِهِم بِغَيۡرِ عِلۡمٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُعۡتَدِينَ

E përse të mos hani nga ajo që theret me emrin e Allahut, kur Ai jua ka shpjeguar hollësisht atë që është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar? Në të vërtetë, shumë njerëz i çojnë të tjerët në humbje me dëshirat e tyre, pa kurrfarë dijeje. Zoti yt i di më së miri shkelësit. info
التفاسير:

external-link copy
120 : 6

وَذَرُواْ ظَٰهِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَبَاطِنَهُۥٓۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡسِبُونَ ٱلۡإِثۡمَ سَيُجۡزَوۡنَ بِمَا كَانُواْ يَقۡتَرِفُونَ

Shmanguni nga gjynahet e hapura dhe të fshehta, se, vërtet, ata që bëjnë gjynahe, do të shpërblehen për atë që vepruan. info
التفاسير:

external-link copy
121 : 6

وَلَا تَأۡكُلُواْ مِمَّا لَمۡ يُذۡكَرِ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسۡقٞۗ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِهِمۡ لِيُجَٰدِلُوكُمۡۖ وَإِنۡ أَطَعۡتُمُوهُمۡ إِنَّكُمۡ لَمُشۡرِكُونَ

Mos hani nga ajo që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është mosbindje e rëndë. Njëmend shejtanët cytin miqtë e tyre (nga njerëzit) që të grinden me ju. E, nëse do t'u bindeshit atyre, me të vërtetë do të bëheshit idhujtarë. info
التفاسير:

external-link copy
122 : 6

أَوَمَن كَانَ مَيۡتٗا فَأَحۡيَيۡنَٰهُ وَجَعَلۡنَا لَهُۥ نُورٗا يَمۡشِي بِهِۦ فِي ٱلنَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُۥ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ لَيۡسَ بِخَارِجٖ مِّنۡهَاۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡكَٰفِرِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

A është njësoj ai që ishte i vdekur e Ne e ngjallëm e i dhamë dritë me të cilën ecën mes njerëzve me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kështu u janë hijeshuar jobesimtarëve punët që bëjnë. info
التفاسير:

external-link copy
123 : 6

وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا فِي كُلِّ قَرۡيَةٍ أَكَٰبِرَ مُجۡرِمِيهَا لِيَمۡكُرُواْ فِيهَاۖ وَمَا يَمۡكُرُونَ إِلَّا بِأَنفُسِهِمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ

Kështu Ne kemi bërë në çdo qytet udhëheqës keqbërës që të ngrenë kurthe atje, porse, në të vërtetë, ata ngrenë kurthe vetëm kundër vetvetes, ndonëse nuk e ndiejnë. info
التفاسير:

external-link copy
124 : 6

وَإِذَا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَةٞ قَالُواْ لَن نُّؤۡمِنَ حَتَّىٰ نُؤۡتَىٰ مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ رُسُلُ ٱللَّهِۘ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ حَيۡثُ يَجۡعَلُ رِسَالَتَهُۥۗ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ صَغَارٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا كَانُواْ يَمۡكُرُونَ

E kur atyre u vjen ndonjë shenjë, thonë: "Ne nuk do të besojmë derisa të na jepet ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut." Allahu e di më së miri kujt t'ia japë mesazhin e Tij. Ata që bënin keq do t'i godasë një poshtërim nga Allahu dhe një dënim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin. info
التفاسير: