ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
95 : 6

۞ إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلۡحَبِّ وَٱلنَّوَىٰۖ يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَمُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتِ مِنَ ٱلۡحَيِّۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ

Me të vërtetë, Allahu është Ai që bën farën dhe bërthamën të mbijë. Ai e nxjerr të gjallën prej së vdekurës dhe nxjerr të vdekurën prej së gjallës. Pra, ky është Allahu. Atëherë, përse shmangeni?! info
التفاسير:

external-link copy
96 : 6

فَالِقُ ٱلۡإِصۡبَاحِ وَجَعَلَ ٱلَّيۡلَ سَكَنٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ حُسۡبَانٗاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ

Ai bën të shkëlqejë drita e agimit. Ai e bëri natën për pushim, kurse Diellin dhe Hënën për të llogaritur kohën. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit. info
التفاسير:

external-link copy
97 : 6

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلنُّجُومَ لِتَهۡتَدُواْ بِهَا فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Është Ai që bëri yjet për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre në errësirën e tokës dhe detit. Ne ua kemi sqaruar hollësisht shenjat Tona njerëzve që dinë. info
التفاسير:

external-link copy
98 : 6

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ فَمُسۡتَقَرّٞ وَمُسۡتَوۡدَعٞۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَفۡقَهُونَ

Është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, duke ju bërë vendstrehim e vendqëndrim. Ne ua kemi shpjeguar qartë shenjat Tona njerëzve që kuptojnë. info
التفاسير:

external-link copy
99 : 6

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَيۡءٖ فَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهُ خَضِرٗا نُّخۡرِجُ مِنۡهُ حَبّٗا مُّتَرَاكِبٗا وَمِنَ ٱلنَّخۡلِ مِن طَلۡعِهَا قِنۡوَانٞ دَانِيَةٞ وَجَنَّٰتٖ مِّنۡ أَعۡنَابٖ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشۡتَبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٍۗ ٱنظُرُوٓاْ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَيَنۡعِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكُمۡ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Është Ai që lëshon shiun nga qielli dhe përmes tij nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. Prej tyre Ne nxjerrim jeshile, nga të cilat prodhojmë kokrra të dendura në kallinj dhe nga sythi i hurmës vile të varura. Ne nxjerrim edhe kopshte me vreshta rrushi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Vështroni frytet e tyre kur formohen e piqen! Njëmend, në të gjitha këto ka shenja për njerëzit që besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
100 : 6

وَجَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ ٱلۡجِنَّ وَخَلَقَهُمۡۖ وَخَرَقُواْ لَهُۥ بَنِينَ وَبَنَٰتِۭ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ

Megjithatë, ata i shohin xhinët si ortakë të Allahut, ndonëse Ai i ka krijuar ata. Po ashtu, ata i veshin Allahut djem e vajza, pa pasur dijeni. I patëmeta dhe i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin ata. info
التفاسير:

external-link copy
101 : 6

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ صَٰحِبَةٞۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Si mund të ketë fëmijë kur Ai nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. info
التفاسير: