ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
40 : 34

وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ يَقُولُ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ أَهَٰٓؤُلَآءِ إِيَّاكُمۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

Ditën kur do t'i tubojë të gjithë, do t'u thotë melekëve: "Vallë, këta ju adhuronin ju?" info
التفاسير:

external-link copy
41 : 34

قَالُواْ سُبۡحَٰنَكَ أَنتَ وَلِيُّنَا مِن دُونِهِمۖ بَلۡ كَانُواْ يَعۡبُدُونَ ٱلۡجِنَّۖ أَكۡثَرُهُم بِهِم مُّؤۡمِنُونَ

Ata do të thonë: "I patëmeta je, o Zot! Ti je Mbrojtësi ynë e jo ata. Në të vërtetë, ata i adhuronin xhinët; shumica e tyre besonin në ta." info
التفاسير:

external-link copy
42 : 34

فَٱلۡيَوۡمَ لَا يَمۡلِكُ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٖ نَّفۡعٗا وَلَا ضَرّٗا وَنَقُولُ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّتِي كُنتُم بِهَا تُكَذِّبُونَ

Pra, sot ju nuk do të mund t'i bëni as dobi e as dëm njëri-tjetrit. Ne do t'u themi keqbërësve: "Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e përgënjeshtronit!" info
التفاسير:

external-link copy
43 : 34

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا رَجُلٞ يُرِيدُ أَن يَصُدَّكُمۡ عَمَّا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُكُمۡ وَقَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٞ مُّفۡتَرٗىۚ وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: "Ky (Muhamedi) është vetëm një njeri që dëshiron t'ju largojë nga ajo që adhuronin etërit tuaj" dhe thonë: "Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar." Dhe, kur u vjen e vërteta, jobesimtarët thonë: "Kjo s'është gjë tjetër veçse magji e kulluar." info
التفاسير:

external-link copy
44 : 34

وَمَآ ءَاتَيۡنَٰهُم مِّن كُتُبٖ يَدۡرُسُونَهَاۖ وَمَآ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمۡ قَبۡلَكَ مِن نَّذِيرٖ

Ndërkohë që Ne nuk u kemi dhënë atyre asnjë Libër për ta mësuar, as u kemi dërguar ndonjë paralajmërues para teje. info
التفاسير:

external-link copy
45 : 34

وَكَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ وَمَا بَلَغُواْ مِعۡشَارَ مَآ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ فَكَذَّبُواْ رُسُلِيۖ فَكَيۡفَ كَانَ نَكِيرِ

Edhe ata që qenë para tyre patën përgënjeshtruar, ndonëse këta (idhujtarët e Mekës) nuk arritën as një të dhjetën e asaj që u kishim dhënë atyre, por megjithatë i përgënjeshtruan të dërguarit e Mi. Eh, si ishte dënimi Im! info
التفاسير:

external-link copy
46 : 34

۞ قُلۡ إِنَّمَآ أَعِظُكُم بِوَٰحِدَةٍۖ أَن تَقُومُواْ لِلَّهِ مَثۡنَىٰ وَفُرَٰدَىٰ ثُمَّ تَتَفَكَّرُواْۚ مَا بِصَاحِبِكُم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ لَّكُم بَيۡنَ يَدَيۡ عَذَابٖ شَدِيدٖ

Thuaj: "Në të vërtetë, unë ju këshilloj vetëm me një gjë: të ngriheni sinqerisht për Allahun, dy nga dy e një nga një dhe të mendoni, (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhamedi) nuk është i çmendur. Në të vërtetë ai vetëm po ju paralajmëron para një dënimi të rëndë." info
التفاسير:

external-link copy
47 : 34

قُلۡ مَا سَأَلۡتُكُم مِّنۡ أَجۡرٖ فَهُوَ لَكُمۡۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٞ

Thuaj: "Në ju paça kërkuar ndonjë shpërblim, ai qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Ai është Dëshmitar për çdo gjë." info
التفاسير:

external-link copy
48 : 34

قُلۡ إِنَّ رَبِّي يَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

Thuaj: "Zoti im shpall të Vërtetën. Ai është i Njohësi i të gjitha fshehtësive." info
التفاسير: