ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
15 : 34

لَقَدۡ كَانَ لِسَبَإٖ فِي مَسۡكَنِهِمۡ ءَايَةٞۖ جَنَّتَانِ عَن يَمِينٖ وَشِمَالٖۖ كُلُواْ مِن رِّزۡقِ رَبِّكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لَهُۥۚ بَلۡدَةٞ طَيِّبَةٞ وَرَبٌّ غَفُورٞ

Në vendbanimin e Sebës kishte një shenjë të qartë për banorët e tij: dy kopshte, një në të djathtë e një në të majtë. (Ne u thamë atyre:) "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderojeni Atë. Vendi juaj është i mirë dhe Zoti juaj Falës i Madh." info
التفاسير:

external-link copy
16 : 34

فَأَعۡرَضُواْ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ سَيۡلَ ٱلۡعَرِمِ وَبَدَّلۡنَٰهُم بِجَنَّتَيۡهِمۡ جَنَّتَيۡنِ ذَوَاتَيۡ أُكُلٍ خَمۡطٖ وَأَثۡلٖ وَشَيۡءٖ مِّن سِدۡرٖ قَلِيلٖ

Por, ata kthyen shpinën, prandaj Ne lëshuam mbi ta një vërshim shkatërrues dhe ua kthyem dy kopshtet e tyre në kopshte me fruta të hidhëta, me shkurre dhe me pak xinxife. info
التفاسير:

external-link copy
17 : 34

ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِمَا كَفَرُواْۖ وَهَلۡ نُجَٰزِيٓ إِلَّا ٱلۡكَفُورَ

Kështu i dënuam për mosmirënjohjen e tyre. Vallë, a dënojmë Ne ndokënd tjetër pos atyre që janë mosmirënjohës? info
التفاسير:

external-link copy
18 : 34

وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُمۡ وَبَيۡنَ ٱلۡقُرَى ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا قُرٗى ظَٰهِرَةٗ وَقَدَّرۡنَا فِيهَا ٱلسَّيۡرَۖ سِيرُواْ فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا ءَامِنِينَ

Ne vendosëm ndërmjet tyre dhe vendeve që i kishim bekuar një varg qytetesh të dukshme dhe e bëmë të lehtë udhëtimin: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!" info
التفاسير:

external-link copy
19 : 34

فَقَالُواْ رَبَّنَا بَٰعِدۡ بَيۡنَ أَسۡفَارِنَا وَظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَحَادِيثَ وَمَزَّقۡنَٰهُمۡ كُلَّ مُمَزَّقٍۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٖ

Por, ata thanë: "Zoti ynë, zgjate largësinë e udhëtimeve tona!" Pra, ata i bënë padrejtësi vetvetes, kështu që Ne i bëmë rrëfime (të së kaluarës) dhe i shpërndamë në të gjitha anët. Vërtet, në këtë ka shenja për çdokënd që është njëmend i durueshëm dhe falënderues. info
التفاسير:

external-link copy
20 : 34

وَلَقَدۡ صَدَّقَ عَلَيۡهِمۡ إِبۡلِيسُ ظَنَّهُۥ فَٱتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Me të vërtetë, hamendësimi i Iblisit (lidhur me ta) u jetësua, sepse ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh, info
التفاسير:

external-link copy
21 : 34

وَمَا كَانَ لَهُۥ عَلَيۡهِم مِّن سُلۡطَٰنٍ إِلَّا لِنَعۡلَمَ مَن يُؤۡمِنُ بِٱلۡأٓخِرَةِ مِمَّنۡ هُوَ مِنۡهَا فِي شَكّٖۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَفِيظٞ

ndonëse ai nuk kishte kurrfarë pushteti mbi ta, por Ne deshëm t'i zbulojmë ata që besojnë në botën tjetër nga ata që dyshojnë në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje." info
التفاسير:

external-link copy
22 : 34

قُلِ ٱدۡعُواْ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ لَا يَمۡلِكُونَ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا لَهُمۡ فِيهِمَا مِن شِرۡكٖ وَمَا لَهُۥ مِنۡهُم مِّن ظَهِيرٖ

Thuaj: "Thirrni ata që i quanit zota pos Allahut! Ata nuk zotërojnë asgjë, qoftë në qiej, qoftë në Tokë, as kanë kurrfarë hiseje në asnjërën prej tyre e as është ndonjëri prej tyre ndihmës i Allahut." info
التفاسير: