ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
42 : 30

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلُۚ كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّشۡرِكِينَ

Thuaj: "Udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i atyre që ishin para jush!" Shumica prej tyre ishin idhujtarë. info
التفاسير:

external-link copy
43 : 30

فَأَقِمۡ وَجۡهَكَ لِلدِّينِ ٱلۡقَيِّمِ مِن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۖ يَوۡمَئِذٖ يَصَّدَّعُونَ

Ktheje fytyrën nga feja e drejtë para se të vijë një Ditë e caktuar nga Allahu, e cila nuk mund të zmbrapset. Atë Ditë njerëzit do të ndahen. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 30

مَن كَفَرَ فَعَلَيۡهِ كُفۡرُهُۥۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا فَلِأَنفُسِهِمۡ يَمۡهَدُونَ

Kush nuk beson, do të bartë pasojat e mosbesimit të tij, e kush bën vepra të mira, ia përgatit vendin vetes (në Xhenet). info
التفاسير:

external-link copy
45 : 30

لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡكَٰفِرِينَ

Ai do t'i shpërblejë nga dhuntia e Tij ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Vërtet, Ai nuk i do jobesimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
46 : 30

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَن يُرۡسِلَ ٱلرِّيَاحَ مُبَشِّرَٰتٖ وَلِيُذِيقَكُم مِّن رَّحۡمَتِهِۦ وَلِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Prej shenjave të Tij është edhe se Ai i dërgon erërat si lajmëtarë, që t'ju bëjë të shijoni mëshirën e Tij, që anijet të lundrojnë me urdhrin e Tij, që të kërkoni nga mirësia e Tij dhe që të jeni mirënjohës. info
التفاسير:

external-link copy
47 : 30

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ رُسُلًا إِلَىٰ قَوۡمِهِمۡ فَجَآءُوهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَٱنتَقَمۡنَا مِنَ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْۖ وَكَانَ حَقًّا عَلَيۡنَا نَصۡرُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Në të vërtetë, Ne çuam para teje të dërguar te popujt e tyre, të cilët u erdhën me prova të qarta. Pastaj u hakmorëm ndaj atyre që bënë ligësi. Është detyrë Jona t'i ndihmojmë besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 30

ٱللَّهُ ٱلَّذِي يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ فَتُثِيرُ سَحَابٗا فَيَبۡسُطُهُۥ فِي ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ يَشَآءُ وَيَجۡعَلُهُۥ كِسَفٗا فَتَرَى ٱلۡوَدۡقَ يَخۡرُجُ مِنۡ خِلَٰلِهِۦۖ فَإِذَآ أَصَابَ بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦٓ إِذَا هُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ

Allahu është Ai që i dërgon erërat që t'i lëvizin retë, pastaj i shpërndan në qiell si të dojë dhe i ndan pjesë-pjesë, e më pas sheh shiun sesi del prej tyre. Pastaj, sapo të bjerë mbi ata që do nga robërit e Vet, ata gëzohen përnjëherë, info
التفاسير:

external-link copy
49 : 30

وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلِ أَن يُنَزَّلَ عَلَيۡهِم مِّن قَبۡلِهِۦ لَمُبۡلِسِينَ

ndonëse përpara se t'u zbriste shiu kishin humbur shpresën plotësisht. info
التفاسير:

external-link copy
50 : 30

فَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ ءَاثَٰرِ رَحۡمَتِ ٱللَّهِ كَيۡفَ يُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Shih pra gjurmët e mëshirës së Allahut se si e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Me të vërtetë, ky është Ai që do t'i ringjallë të vdekurit dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. info
التفاسير: