ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
16 : 30

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآيِٕ ٱلۡأٓخِرَةِ فَأُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡعَذَابِ مُحۡضَرُونَ

kurse ata që mohojnë e përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe takimin e botës tjetër, do të sillen për dënim. info
التفاسير:

external-link copy
17 : 30

فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ حِينَ تُمۡسُونَ وَحِينَ تُصۡبِحُونَ

Prandaj, lavdërimi i takon Allahut kur të arrini mbrëmjen e kur të arrini mëngjesin! info
التفاسير:

external-link copy
18 : 30

وَلَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَعَشِيّٗا وَحِينَ تُظۡهِرُونَ

Atij i takon lavdërimi në qiej e në Tokë, pasdite dhe në mesditë. info
التفاسير:

external-link copy
19 : 30

يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَيُحۡيِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَاۚ وَكَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ

Ai e nxjerr të gjallën prej së vdekurës, e nxjerr të vdekurën prej së gjallës dhe e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Po kështu edhe ju do të nxirreni. info
التفاسير:

external-link copy
20 : 30

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنۡ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ إِذَآ أَنتُم بَشَرٞ تَنتَشِرُونَ

Prej shenjave të Tij është që Ai ju krijoi prej dheut, pastaj ja, ju u bëtë njerëz të shpërndarë. info
التفاسير:

external-link copy
21 : 30

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦٓ أَنۡ خَلَقَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا لِّتَسۡكُنُوٓاْ إِلَيۡهَا وَجَعَلَ بَيۡنَكُم مَّوَدَّةٗ وَرَحۡمَةًۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Prej shenjave të Tij është edhe ajo se Ai krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj, që të gjeni prehje tek ato dhe vuri ndërmjet jush dashuri e mëshirë. Njëmend, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë. info
التفاسير:

external-link copy
22 : 30

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَٱخۡتِلَٰفُ أَلۡسِنَتِكُمۡ وَأَلۡوَٰنِكُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡعَٰلِمِينَ

Prej shenjave të Tij është edhe krijimi i qiejve e i Tokës dhe llojllojshmëria e gjuhëve dhe ngjyrave tuaja. Vërtet në këtë ka shenja për të diturit. info
التفاسير:

external-link copy
23 : 30

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ مَنَامُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَٱبۡتِغَآؤُكُم مِّن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ

Prej shenjave të Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës e gjatë ditës dhe kërkimi i mirësisë së Tij nga ana juaj. Sigurisht, në këtë ka shenja për njerëzit që dëgjojnë. info
التفاسير:

external-link copy
24 : 30

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ يُرِيكُمُ ٱلۡبَرۡقَ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَيُنَزِّلُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَيُحۡيِۦ بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَآۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

Prej shenjave të Tij është gjithashtu se Ai jua shfaq vetëtimën, e cila ju ngjall frikë e shpresë dhe ju lëshon shi nga qielli, me të cilin e gjallëron tokën pasi të jetë tharë. Pa dyshim, në këtë ka shenja për njerëzit që kuptojnë. info
التفاسير: