ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
45 : 27

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ

Ne dërguam te themudët vëllanë e tyre, Salihun (i cili u tha atyre): "Adhurojeni Allahun!" Por, ja që ata u ndanë në dy grupe kundërshtare. info
التفاسير:

external-link copy
46 : 27

قَالَ يَٰقَوۡمِ لِمَ تَسۡتَعۡجِلُونَ بِٱلسَّيِّئَةِ قَبۡلَ ٱلۡحَسَنَةِۖ لَوۡلَا تَسۡتَغۡفِرُونَ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

Ai tha: "O populli im, përse kërkoni përshpejtimin e së keqes para së mirës?! Përse nuk kërkoni falje nga Allahu, që të mëshiroheni?!" info
التفاسير:

external-link copy
47 : 27

قَالُواْ ٱطَّيَّرۡنَا بِكَ وَبِمَن مَّعَكَۚ قَالَ طَٰٓئِرُكُمۡ عِندَ ٱللَّهِۖ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تُفۡتَنُونَ

Ata thanë: "Ne të shohim ty dhe ata që janë me ty si ogurzinj." Ai tha: "Oguri juaj është prej Allahut. Në të vërtetë, ju jeni një popull i vënë në provë." info
التفاسير:

external-link copy
48 : 27

وَكَانَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ تِسۡعَةُ رَهۡطٖ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ

Në qytet ishin nëntë veta që bënin çrregullime në tokë e nuk bënin përmirësime. info
التفاسير:

external-link copy
49 : 27

قَالُواْ تَقَاسَمُواْ بِٱللَّهِ لَنُبَيِّتَنَّهُۥ وَأَهۡلَهُۥ ثُمَّ لَنَقُولَنَّ لِوَلِيِّهِۦ مَا شَهِدۡنَا مَهۡلِكَ أَهۡلِهِۦ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Ata thanë: "Le të betohemi në Allahun se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës e pastaj do t'u themi të afërmve të tij se ne nuk ishim të pranishëm gjatë vrasjes së familjes së tij dhe se ne njëmend po e themi të vërtetën." info
التفاسير:

external-link copy
50 : 27

وَمَكَرُواْ مَكۡرٗا وَمَكَرۡنَا مَكۡرٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Ata kurdisën një kurth, por edhe Ne ngremë një kurth, pa e ndier ata. info
التفاسير:

external-link copy
51 : 27

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ مَكۡرِهِمۡ أَنَّا دَمَّرۡنَٰهُمۡ وَقَوۡمَهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Shih pra fundin e kurthit të tyre: Ne i shkatërruam ata dhe gjithë popullin e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
52 : 27

فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Ja shtëpitë e tyre të bëra rrafsh me tokë për shkak të padrejtësive që bënin. Vërtet, në këtë ka mësim për njerëzit që dinë. info
التفاسير:

external-link copy
53 : 27

وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

Ne i shpëtuam ata që besuan dhe i frikësoheshin Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
54 : 27

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ

Kujto Lutin, kur i tha popullit të vet: "Si mund të bëni këtë punë të ndryrë, madje duke parë njëri-tjetrin?! info
التفاسير:

external-link copy
55 : 27

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ

A u afroheni burrave me epsh në vend të grave? Në të vërtetë, ju jeni popull i paditur!" info
التفاسير: