ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
14 : 27

وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ

Ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse ishin të bindur në shpirt se janë të vërteta. Shih, pra, si ishte fundi i shkatërrimtarëve! info
التفاسير:

external-link copy
15 : 27

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ عِلۡمٗاۖ وَقَالَا ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّنۡ عِبَادِهِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Edhe Davudit e Sulejmanit u dhamë dituri e ata thanë: "Lavdërimi i takon Allahut, i Cili na nderoi mbi shumë robër të Tij besimtarë." info
التفاسير:

external-link copy
16 : 27

وَوَرِثَ سُلَيۡمَٰنُ دَاوُۥدَۖ وَقَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ عُلِّمۡنَا مَنطِقَ ٱلطَّيۡرِ وَأُوتِينَا مِن كُلِّ شَيۡءٍۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡمُبِينُ

Sulejmani e trashëgoi Davudin[1] dhe tha: "O njerëz, neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë nga çdo gjë mirësi. Kjo është me të vërtetë një dhunti e qartë." info

[1] Në profeci, dituri dhe mbretëri.

التفاسير:

external-link copy
17 : 27

وَحُشِرَ لِسُلَيۡمَٰنَ جُنُودُهُۥ مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ وَٱلطَّيۡرِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ

Para Sulejmanit u tubua ushtria e tij nga xhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët, të gjithë në radhë duke marshuar. info
التفاسير:

external-link copy
18 : 27

حَتَّىٰٓ إِذَآ أَتَوۡاْ عَلَىٰ وَادِ ٱلنَّمۡلِ قَالَتۡ نَمۡلَةٞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّمۡلُ ٱدۡخُلُواْ مَسَٰكِنَكُمۡ لَا يَحۡطِمَنَّكُمۡ سُلَيۡمَٰنُ وَجُنُودُهُۥ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

Kur arritën në luginën e milingonave, një milingonë tha: "O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, pa e vënë re!" info
التفاسير:

external-link copy
19 : 27

فَتَبَسَّمَ ضَاحِكٗا مِّن قَوۡلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوۡزِعۡنِيٓ أَنۡ أَشۡكُرَ نِعۡمَتَكَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَٰلِدَيَّ وَأَنۡ أَعۡمَلَ صَٰلِحٗا تَرۡضَىٰهُ وَأَدۡخِلۡنِي بِرَحۡمَتِكَ فِي عِبَادِكَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Atëherë ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: "Zoti im, ma mundëso të jem mirënjohës për mirësitë që më ke dhënë mua e prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti je i kënaqur! Më prano, me mëshirën Tënde, në mesin e robërve të Tu të mirë!" info
التفاسير:

external-link copy
20 : 27

وَتَفَقَّدَ ٱلطَّيۡرَ فَقَالَ مَالِيَ لَآ أَرَى ٱلۡهُدۡهُدَ أَمۡ كَانَ مِنَ ٱلۡغَآئِبِينَ

Ai kontrolloi shpendët, pastaj tha: "Pse nuk po e shoh pupëzën? A nuk është e pranishme? info
التفاسير:

external-link copy
21 : 27

لَأُعَذِّبَنَّهُۥ عَذَابٗا شَدِيدًا أَوۡ لَأَاْذۡبَحَنَّهُۥٓ أَوۡ لَيَأۡتِيَنِّي بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

Do ta dënoj ashpër ose do ta ther, nëse nuk më sjell ndonjë arsye të fortë!" info
التفاسير:

external-link copy
22 : 27

فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ

Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: "Kam parë diçka që ti nuk ke parë dhe të kam sjellë një lajm të sigurt nga Seba. info
التفاسير: