ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
58 : 21

فَجَعَلَهُمۡ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرٗا لَّهُمۡ لَعَلَّهُمۡ إِلَيۡهِ يَرۡجِعُونَ

Kështu, ai i bëri copë-copë, përveç më të madhit prej tyre, me shpresë se do të ktheheshin tek ai (për ta pyetur se kush i kishte shkatërruar). info
التفاسير:

external-link copy
59 : 21

قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Ata thanë: "Kush ua bëri këtë zotave tanë? Ai është njëmend zullumqar i vërtetë." info
التفاسير:

external-link copy
60 : 21

قَالُواْ سَمِعۡنَا فَتٗى يَذۡكُرُهُمۡ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبۡرَٰهِيمُ

Ata thanë: "Dëgjuam një djalosh duke i përfolur, të cilit i thoshin Ibrahim." info
التفاسير:

external-link copy
61 : 21

قَالُواْ فَأۡتُواْ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعۡيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡهَدُونَ

Ata thanë: "Silleni atë para syve të njerëzve, që të dëshmojnë." info
التفاسير:

external-link copy
62 : 21

قَالُوٓاْ ءَأَنتَ فَعَلۡتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ

Ata thanë: "A ti ua bëre këtë zotave tanë, o Ibrahim?" info
التفاسير:

external-link copy
63 : 21

قَالَ بَلۡ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمۡ هَٰذَا فَسۡـَٔلُوهُمۡ إِن كَانُواْ يَنطِقُونَ

Ai tha, "Jo, por këtë e bëri ky i madhi i tyre, prandaj, pyetini ata, nëse mund të flasin!" info
التفاسير:

external-link copy
64 : 21

فَرَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ فَقَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Atëherë, ata erdhën në vete dhe thanë: "Në të vërtetë, vetë ju jeni zullumqarët." info
التفاسير:

external-link copy
65 : 21

ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَىٰ رُءُوسِهِمۡ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ

Pastaj iu kthyen kryeneçësisë së vet (duke thënë): "Ti e di që ata nuk flasin." info
التفاسير:

external-link copy
66 : 21

قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يَضُرُّكُمۡ

Ibrahimi tha: "Atëherë, si adhuroni në vend të Allahut diçka që nuk mund t'ju sjellë kurrfarë dobie e as dëmi? info
التفاسير:

external-link copy
67 : 21

أُفّٖ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Turp për ju dhe për gjithçka që adhuroni në vend të Allahut! Si nuk kuptoni?!" info
التفاسير:

external-link copy
68 : 21

قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Ata thanë: "Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni diçka!" info
التفاسير:

external-link copy
69 : 21

قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ

Ne thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!" info
التفاسير:

external-link copy
70 : 21

وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ

Ata deshën t'i bënin keq, por Ne i bëmë ata më të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
71 : 21

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَلُوطًا إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَا لِلۡعَٰلَمِينَ

Ne e shpëtuam atë dhe Lutin e i çuam në tokën që e kemi bekuar për njerëzit. info
التفاسير:

external-link copy
72 : 21

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ نَافِلَةٗۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا صَٰلِحِينَ

Ne i dhamë atij Ishakun e pastaj Jakubin, si dhunti shtesë, dhe të gjithë i bëmë të mirë. info
التفاسير: