ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
102 : 21

لَا يَسۡمَعُونَ حَسِيسَهَاۖ وَهُمۡ فِي مَا ٱشۡتَهَتۡ أَنفُسُهُمۡ خَٰلِدُونَ

Ata nuk do të dëgjojnë frushullimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në çdo gjë që ua dëshiron shpirti. info
التفاسير:

external-link copy
103 : 21

لَا يَحۡزُنُهُمُ ٱلۡفَزَعُ ٱلۡأَكۡبَرُ وَتَتَلَقَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ هَٰذَا يَوۡمُكُمُ ٱلَّذِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ

Ata nuk do t'i shqetësojë as tmerri më i madh dhe melekët do t'i presin ata (duke u thënë): "Kjo është dita juaj që ju qe premtuar!" info
التفاسير:

external-link copy
104 : 21

يَوۡمَ نَطۡوِي ٱلسَّمَآءَ كَطَيِّ ٱلسِّجِلِّ لِلۡكُتُبِۚ كَمَا بَدَأۡنَآ أَوَّلَ خَلۡقٖ نُّعِيدُهُۥۚ وَعۡدًا عَلَيۡنَآۚ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ

Ditën kur Ne do të palosim qiellin siç palosen fletët e librit. Ashtu siç e nisëm krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne, me të vërtetë, do ta bëjmë këtë. info
التفاسير:

external-link copy
105 : 21

وَلَقَدۡ كَتَبۡنَا فِي ٱلزَّبُورِ مِنۢ بَعۡدِ ٱلذِّكۡرِ أَنَّ ٱلۡأَرۡضَ يَرِثُهَا عِبَادِيَ ٱلصَّٰلِحُونَ

Ne e kemi shënuar në Librat e shpallur, pas shënimit në Leuhi Mahfudh, se Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. info
التفاسير:

external-link copy
106 : 21

إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَٰغٗا لِّقَوۡمٍ عَٰبِدِينَ

Në të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për njerëzit adhurues (të Allahut). info
التفاسير:

external-link copy
107 : 21

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ

Ne të dërguam ty (o Muhamed) vetëm si mëshirë për botët. info
التفاسير:

external-link copy
108 : 21

قُلۡ إِنَّمَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ

Thuaj: "Mua më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Pra, a do t'i nënshtroheni Atij?" info
التفاسير:

external-link copy
109 : 21

فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ ءَاذَنتُكُمۡ عَلَىٰ سَوَآءٖۖ وَإِنۡ أَدۡرِيٓ أَقَرِيبٌ أَم بَعِيدٞ مَّا تُوعَدُونَ

Por, nëse ata kthejnë shpinën, thuaju: "Unë ju kam lajmëruar të gjithëve njësoj dhe nuk e di a është afër apo larg ajo që ju është premtuar. info
التفاسير:

external-link copy
110 : 21

إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡتُمُونَ

Pa dyshim, Ai e di atë që thuhet haptazi dhe e di atë që ju e fshihni. info
التفاسير:

external-link copy
111 : 21

وَإِنۡ أَدۡرِي لَعَلَّهُۥ فِتۡنَةٞ لَّكُمۡ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ

Ndërkaq, unë nuk e di nëse kjo (vonesë) është sprovë për ju apo kënaqësi e përkohshme." info
التفاسير:

external-link copy
112 : 21

قَٰلَ رَبِّ ٱحۡكُم بِٱلۡحَقِّۗ وَرَبُّنَا ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلۡمُسۡتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ

(I Dërguari) tha: "Zoti im, gjyko (mes nesh) me drejtësi. Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili kërkojmë ndihmë kundër asaj që thoni." info
التفاسير: