ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
120 : 2

وَلَن تَرۡضَىٰ عَنكَ ٱلۡيَهُودُ وَلَا ٱلنَّصَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمۡۗ قُلۡ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلۡهُدَىٰۗ وَلَئِنِ ٱتَّبَعۡتَ أَهۡوَآءَهُم بَعۡدَ ٱلَّذِي جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ

As hebrenjtë e as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të ndjekësh fenë e tyre. Thuaju: "Pa dyshim, udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vërtetë." Ndërkaq, nëse do të ndiqje dëshirat e tyre, edhe pas dijes që të ka ardhur, atëherë nuk do të kishe para Allahut as mbrojtës e as ndihmës. info
التفاسير:

external-link copy
121 : 2

ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَتۡلُونَهُۥ حَقَّ تِلَاوَتِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Ata që ua kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë njëmend në të. Ndërkaq, ata që e mohojnë atë, janë vërtet të humbur. info
التفاسير:

external-link copy
122 : 2

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ

O bijtë e Israilit, kujtoni dhuntinë Time me të cilën ju pata begatuar dhe ju pata ngritur mbi të gjithë njerëzit (e asaj kohe)! info
التفاسير:

external-link copy
123 : 2

وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا تَنفَعُهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund t'i bëjë dobi askujt, kur nuk do të pranohet shpagesë, as do t'u bëjë dobi ndërmjetësimi e as që do të ndihmohen. info
التفاسير:

external-link copy
124 : 2

۞ وَإِذِ ٱبۡتَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ رَبُّهُۥ بِكَلِمَٰتٖ فَأَتَمَّهُنَّۖ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامٗاۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِيۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهۡدِي ٱلظَّٰلِمِينَ

Kujtoni kur Zoti e sprovoi Ibrahimin me disa urdhra e ai i zbatoi ata. Allahu i tha: "Unë po të bëj prijës të njerëzve." Ai tha: "Bëj (prijës) edhe nga pasardhësit e mi!" Allahu tha: "Premtimi Im nuk i përfshin zullumqarët." info
التفاسير:

external-link copy
125 : 2

وَإِذۡ جَعَلۡنَا ٱلۡبَيۡتَ مَثَابَةٗ لِّلنَّاسِ وَأَمۡنٗا وَٱتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبۡرَٰهِـۧمَ مُصَلّٗىۖ وَعَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡعَٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ

Po ashtu, kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vatër kthimi dhe sigurie për njerëzit dhe (ju thamë): "Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje." Gjithashtu, i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: "Pastrojeni Shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf (sillen rreth saj), që qëndrojnë në të dhe që falen duke rënë në ruku e sexhde!" info
التفاسير:

external-link copy
126 : 2

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنٗا وَٱرۡزُقۡ أَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُم بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلٗا ثُمَّ أَضۡطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Kujtoni gjithashtu kur Ibrahimi u lut: "Zoti im, bëje këtë vend të sigurt dhe furnizoji banorët e tij me fruta, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit!" Allahu tha: "Ndërkaq, atë që nuk beson, do ta lë të kënaqet përkohësisht e pastaj do ta hedh në dënimin e Zjarrit. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!" info
التفاسير: