ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
106 : 2

۞ مَا نَنسَخۡ مِنۡ ءَايَةٍ أَوۡ نُنسِهَا نَأۡتِ بِخَيۡرٖ مِّنۡهَآ أَوۡ مِثۡلِهَآۗ أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Sa herë që shfuqizojmë ndonjë ajet ose bëjmë që të harrohet, sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë?! info
التفاسير:

external-link copy
107 : 2

أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ

A nuk e di se Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës dhe se përveç Allahut ju nuk keni as mbrojtës e as ndihmës?! info
التفاسير:

external-link copy
108 : 2

أَمۡ تُرِيدُونَ أَن تَسۡـَٔلُواْ رَسُولَكُمۡ كَمَا سُئِلَ مُوسَىٰ مِن قَبۡلُۗ وَمَن يَتَبَدَّلِ ٱلۡكُفۡرَ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

A mos doni ta pyesni të Dërguarin tuaj (Muhamedin) ashtu siç u pyet Musai më parë?! Kushdo që këmben besimin me mosbesim, ai me të vërtetë ka humbur rrugën e drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
109 : 2

وَدَّ كَثِيرٞ مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡكِتَٰبِ لَوۡ يَرُدُّونَكُم مِّنۢ بَعۡدِ إِيمَٰنِكُمۡ كُفَّارًا حَسَدٗا مِّنۡ عِندِ أَنفُسِهِم مِّنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡحَقُّۖ فَٱعۡفُواْ وَٱصۡفَحُواْ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ ٱللَّهُ بِأَمۡرِهِۦٓۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Shumë ithtarë të Librit, nga zilia që kanë në vete, dëshirojnë t'ju kthejnë në jobesimtarë pasi të keni besuar, edhe pasi e vërteta t'u bëhet e qartë, por ju falni dhe lërini ata, derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. S'ka dyshim se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
110 : 2

وَأَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُواْ ٱلزَّكَوٰةَۚ وَمَا تُقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُم مِّنۡ خَيۡرٖ تَجِدُوهُ عِندَ ٱللَّهِۗ إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Faleni namazin dhe jepeni zekatin, sepse çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Pa dyshim, Allahu sheh mirë gjithçka që bëni. info
التفاسير:

external-link copy
111 : 2

وَقَالُواْ لَن يَدۡخُلَ ٱلۡجَنَّةَ إِلَّا مَن كَانَ هُودًا أَوۡ نَصَٰرَىٰۗ تِلۡكَ أَمَانِيُّهُمۡۗ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Ata thonë: "Askush nuk do të hyjë në Xhenet përveç hebrenjve ose të krishterëve." Këto janë vetëm dëshirat e tyre boshe. Thuaju: "Atëherë sillni provat tuaja, nëse është e vërtetë ajo që thoni!" info
التفاسير:

external-link copy
112 : 2

بَلَىٰۚ مَنۡ أَسۡلَمَ وَجۡهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَلَهُۥٓ أَجۡرُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Përkundrazi! Ai që i dorëzohet plotësisht Allahut, duke qenë vepërmirë, e ka shpërblimin te Zoti i vet. Për ta nuk do të ketë frikë e as që do të brengosen. info
التفاسير: