クルアーンの対訳 - アルバニア語対訳 - ルゥワード翻訳事業センター

ページ番号:close

external-link copy
56 : 22

ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

Sundimi atë Ditë i takon Allahut. Ai do të gjykojë mes tyre. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të jenë në kopshtet e lumturisë. info
التفاسير:

external-link copy
57 : 22

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ

Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan ajetet Tona, do të kenë dënim poshtërues. info
التفاسير:

external-link copy
58 : 22

وَٱلَّذِينَ هَاجَرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوٓاْ أَوۡ مَاتُواْ لَيَرۡزُقَنَّهُمُ ٱللَّهُ رِزۡقًا حَسَنٗاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ

Ata që mërgojnë për hir të Allahut dhe vriten ose vdesin, Allahu, me siguri, do t'i begatojë me shpërblim të mirë, se vërtet Allahu është Furnizuesi më i mirë. info
التفاسير:

external-link copy
59 : 22

لَيُدۡخِلَنَّهُم مُّدۡخَلٗا يَرۡضَوۡنَهُۥۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٞ

Pa dyshim, Ai do t'i fusë ata në një vend, ku do të jenë të kënaqur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë. info
التفاسير:

external-link copy
60 : 22

۞ ذَٰلِكَۖ وَمَنۡ عَاقَبَ بِمِثۡلِ مَا عُوقِبَ بِهِۦ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيۡهِ لَيَنصُرَنَّهُ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٞ

Kështu është. Kushdo që merr hak aq sa është ndëshkuar, pastaj i bëhet përsëri padrejtësi, Allahu, me siguri, do t'i ndihmojë atij. Vërtet, Allahu është Shlyes i gjynaheve e Falës i Madh. info
التفاسير:

external-link copy
61 : 22

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ يُولِجُ ٱلَّيۡلَ فِي ٱلنَّهَارِ وَيُولِجُ ٱلنَّهَارَ فِي ٱلَّيۡلِ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٞ

Kjo, se Allahu është Ai që fut natën në ditë dhe fut ditën në natë dhe se Allahu dëgjon e sheh çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
62 : 22

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ

Kjo, se Allahu është e Vërteta, ndërsa çdo gjë që adhurojnë përveç Tij është e pavërteta, dhe se Allahu është i Larti, i Madhi. info
التفاسير:

external-link copy
63 : 22

أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَتُصۡبِحُ ٱلۡأَرۡضُ مُخۡضَرَّةًۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ

A nuk e sheh se Allahu lëshon shi nga qielli e toka gjelbërohet?! Vërtet, Allahu është i Butë e i Gjithëditur. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 22

لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

E Tija është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe, me të vërtetë, Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari. info
التفاسير: