[329] Siç është p.sh. drita dhe errësira, subjekti dhe objekti, e thata dhe e njoma, aktivja dhe pasivja, mashkulli dhe femra, e gjalla dhe e pajeta. Gjithashtu, ky varg mund të aludojë fare mirë edhe për vlerën universale të ligjit të gjinive.
[330] Të gjithë profetëve, popujt e vet u kanë thënë se janë të çmendur. Kështu i kanë thënë edhe Profetit Muhamed a.s.. Por, pas pak kohe, kanë kuptuar që ajo shpifje ishte gjynah shpirtëror dhe rebelizëm në shoqëri. Prandaj, ajo shpifje ka pasur jetë të shkurtër tek të gjithë arabët dhe intelektualët e botës (përkthyesi).