Traduction des sens du Noble Coran - La traduction albanaise - Hasân Nâhî

external-link copy
6 : 1

ٱهۡدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ

Udhëzona në rrugën e drejtë![3] info

[3] Pas lavdërimit të Allahut, pas njohjes së sundimit të Tij hyjnor mbi gjithësinë dhe mbi Ditën e Gjykimit dhe pas deklarimit të nënshtrimit të tërësishëm ndaj Allahut, që konkretizohet në adhurimin kushtuar Atij dhe në heqjen dorë nga çdo lloj ndihmësi e mbrojtësi tjetër përveç Atij, njeriu i kërkon Zotit të Tij që t’i japë një udhëzim për në rrugën e drejtë, një sistem doktrinar, shpirtëror dhe ligjor që do ta udhëheqë përmes kësaj prove tokësore deri në jetën e përtejme.

التفاسير: