Traducción de los significados del Sagrado Corán - Traducción al albanés - Centro de traducción Rwwad (en proceso)

Número de página:close

external-link copy
43 : 38

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ

Ne ia kthyem familjen, madje edhe një herë aq, si mëshirë prej Nesh dhe mësim për mendarët. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 38

وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ

(I thamë gjithashtu): "Merr në dorë një tufë fijesh dhe godite me të (gruan tënde) e mos e thyej betimin!" Ne e gjetëm me të vërtetë të durueshëm. Sa rob i shkëlqyer! Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit). info
التفاسير:

external-link copy
45 : 38

وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ

Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Ishakun dhe Jakubin, (të cilët ishin) të fortë e mendjemprehtë. info
التفاسير:

external-link copy
46 : 38

إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ

Ne i dalluam ata me një veçori: kujtimin e vazhdueshëm të botës së amshuar. info
التفاسير:

external-link copy
47 : 38

وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ

S'ka dyshim se ata janë te Ne prej më të zgjedhurve e më të mirëve. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 38

وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ

Kujto edhe Ismailin, Eljeseun dhe Dhulkiflin – të gjithë ishin ndër më të mirët. info
التفاسير:

external-link copy
49 : 38

هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ

Ky është një përkujtim. Ndërkaq, për të devotshmit do të ketë një kthim të shkëlqyeshëm: info
التفاسير:

external-link copy
50 : 38

جَنَّٰتِ عَدۡنٖ مُّفَتَّحَةٗ لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ

në Xhenetet e Përjetësisë, portat e të cilave janë të hapura për ta. info
التفاسير:

external-link copy
51 : 38

مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ وَشَرَابٖ

Ata do të qëndrojnë të mbështetur (në kolltuqe), duke kërkuar fruta e pije të shumëllojshme. info
التفاسير:

external-link copy
52 : 38

۞ وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ

Pranë tyre do të jenë vashat e dëlira e moshatare. info
التفاسير:

external-link copy
53 : 38

هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ

Pra, kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë. info
التفاسير:

external-link copy
54 : 38

إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ

Pa dyshim, ky është rrizku Ynë, i cili nuk mbaron kurrë. info
التفاسير:

external-link copy
55 : 38

هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٖ

Kjo është kështu, kurse për shkelësit e kufijve do të ketë një kthim të keq: info
التفاسير:

external-link copy
56 : 38

جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ

Xhehenemi, ku do të digjen. Eh, sa shtrat i keq që është ai! info
التفاسير:

external-link copy
57 : 38

هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٞ وَغَسَّاقٞ

Ky pra është dënimi! Le ta shijojnë atë: ujin e vluar dhe qelbin, info
التفاسير:

external-link copy
58 : 38

وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ

si dhe lloj-lloj mundimesh të tjera të ngjashme. info
التفاسير:

external-link copy
59 : 38

هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ

(Prijësve do t'u thuhet:) "Kjo është një turmë që hidhen bashkë me ju (në dënim). (Ata do të përgjigjen:) "Mos paçin çlirim! S'ka dyshim se ata do të digjen në Zjarr." info
التفاسير:

external-link copy
60 : 38

قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ

Ata do të thonë: "Jo, por ju mos paçi çlirim! Ju na sollët në këtë gjendje. Eh, çfarë vendi i tmerrshëm!" info
التفاسير:

external-link copy
61 : 38

قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ

E do të thonë: "Zoti ynë, atyre që u bënë shkaktarë për këtë, shtojua dyfish dënimin në Zjarr!" info
التفاسير: