Traducción de los significados del Sagrado Corán - Traducción al Albanés- Hasan Nahi

El Kadr

external-link copy
1 : 97

إِنَّآ أَنزَلۡنَٰهُ فِي لَيۡلَةِ ٱلۡقَدۡرِ

Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. info
التفاسير:

external-link copy
2 : 97

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا لَيۡلَةُ ٱلۡقَدۡرِ

E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? info
التفاسير:

external-link copy
3 : 97

لَيۡلَةُ ٱلۡقَدۡرِ خَيۡرٞ مِّنۡ أَلۡفِ شَهۡرٖ

Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 97

تَنَزَّلُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ فِيهَا بِإِذۡنِ رَبِّهِم مِّن كُلِّ أَمۡرٖ

Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.[417] info

[417] “Nata e Kadrit” do të thotë “Nata e Caktimit”. Në këtë natë, Allahu i Madhëruar ka filluar t’i shpallë Kuranin Muhamedit (a.s.). Ajo është një nga netët teke të 10-ditëshit të fundit të muajit Ramazan. Gjatë saj, engjëjt zbresin me të gjitha vendimet hyjnore për çfarë do të ndodhë në Tokë brenda një viti.

التفاسير:

external-link copy
5 : 97

سَلَٰمٌ هِيَ حَتَّىٰ مَطۡلَعِ ٱلۡفَجۡرِ

Paqe është ajo deri në lindjen e agimit. info
التفاسير: