Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Page Number:close

external-link copy
138 : 6

وَقَالُواْ هَٰذِهِۦٓ أَنۡعَٰمٞ وَحَرۡثٌ حِجۡرٞ لَّا يَطۡعَمُهَآ إِلَّا مَن نَّشَآءُ بِزَعۡمِهِمۡ وَأَنۡعَٰمٌ حُرِّمَتۡ ظُهُورُهَا وَأَنۡعَٰمٞ لَّا يَذۡكُرُونَ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا ٱفۡتِرَآءً عَلَيۡهِۚ سَيَجۡزِيهِم بِمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

Ata thonë: "Këto bagëti dhe të korra janë të ndaluara, nuk mund t'i hajë askush, përveç atyre që dëshirojmë ne", - siç pohojnë ata. Disa bagëtive u ndalohet kurrizi[1] dhe disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke sajuar gënjeshtra për Të. Ai do t'i ndëshkojë ata për trillimet e tyre. info

[1] Nuk përdoren për bartje.

التفاسير:

external-link copy
139 : 6

وَقَالُواْ مَا فِي بُطُونِ هَٰذِهِ ٱلۡأَنۡعَٰمِ خَالِصَةٞ لِّذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِنَاۖ وَإِن يَكُن مَّيۡتَةٗ فَهُمۡ فِيهِ شُرَكَآءُۚ سَيَجۡزِيهِمۡ وَصۡفَهُمۡۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٞ

Ata thonë gjithashtu: "Ajo që gjendet në barqet e këtyre bagëtive është vetëm për meshkujt tanë, ndërkohë që është e ndaluar për femrat tona. Mirëpo, nëse lind e ngordhur, të gjithë do të kenë pjesë në të. Ai do t'i ndëshkojë ata për sajimet e tyre. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm. info
التفاسير:

external-link copy
140 : 6

قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ قَتَلُوٓاْ أَوۡلَٰدَهُمۡ سَفَهَۢا بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَحَرَّمُواْ مَا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُ ٱفۡتِرَآءً عَلَى ٱللَّهِۚ قَدۡ ضَلُّواْ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ

Me të vërtetë të humbur janë ata që vranë fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e padija dhe e bënë të ndaluar atë që ua ka dhënë Allahu, duke trilluar gënjeshtra për Allahun. Njëmend, ata kanë humbur rrugën dhe nuk janë të udhëzuar. info
التفاسير:

external-link copy
141 : 6

۞ وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَ جَنَّٰتٖ مَّعۡرُوشَٰتٖ وَغَيۡرَ مَعۡرُوشَٰتٖ وَٱلنَّخۡلَ وَٱلزَّرۡعَ مُخۡتَلِفًا أُكُلُهُۥ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُتَشَٰبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٖۚ كُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَءَاتُواْ حَقَّهُۥ يَوۡمَ حَصَادِهِۦۖ وَلَا تُسۡرِفُوٓاْۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ

Është Ai që ka krijuar kopshte të ulëta e të larta, hurma dhe bimë me shije të llojllojshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e të ndryshme! Hani nga frutat e tyre kur të japin fruta dhe jepeni detyrimin për to ditën e vjeljes së tyre. Por, mos shpërdoroni, sepse vërtet Allahu nuk i do shpërdoruesit! info
التفاسير:

external-link copy
142 : 6

وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ حَمُولَةٗ وَفَرۡشٗاۚ كُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ

Ai krijoi disa bagëti për ngarkim e disa jo për ngarkim. Hani nga ajo që ju ka dhënë Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit, sepse ai është armik i hapur juaji. info
التفاسير: