Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Page Number:close

external-link copy
6 : 5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا قُمۡتُمۡ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ فَٱغۡسِلُواْ وُجُوهَكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ إِلَى ٱلۡمَرَافِقِ وَٱمۡسَحُواْ بِرُءُوسِكُمۡ وَأَرۡجُلَكُمۡ إِلَى ٱلۡكَعۡبَيۡنِۚ وَإِن كُنتُمۡ جُنُبٗا فَٱطَّهَّرُواْۚ وَإِن كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوۡ جَآءَ أَحَدٞ مِّنكُم مِّنَ ٱلۡغَآئِطِ أَوۡ لَٰمَسۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا فَٱمۡسَحُواْ بِوُجُوهِكُمۡ وَأَيۡدِيكُم مِّنۡهُۚ مَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيَجۡعَلَ عَلَيۡكُم مِّنۡ حَرَجٖ وَلَٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمۡ وَلِيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

O besimtarë! Kur (doni) të ngriheni për namaz, lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla dhe fërkoni kokën (me duar të lagura), si dhe lani këmbët deri në nyej. Nëse jeni xhunubë, atëherë lahuni (tërësisht)! Ndërkaq, nëse jeni të sëmurë ose jeni në udhëtim, ose keni kryer nevojën, ose keni bërë marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë (për t'u pastruar), atëherë fërkoni fytyrat dhe duart tuaja me dhé të pastër. Allahu nuk dëshiron t'jua rëndojë, por dëshiron t'ju pastrojë dhe të plotësojë dhuntinë e Tij ndaj jush, që të jeni mirënjohës. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 5

وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمِيثَٰقَهُ ٱلَّذِي وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذۡ قُلۡتُمۡ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush dhe besën që mori nga ju kur thatë: "Dëgjojmë dhe bindemi!" Frikësojuni Allahut, se, pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në zemra. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 5

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعۡدِلُواْۚ ٱعۡدِلُواْ هُوَ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

O besimtarë! Bëhuni të patundur në kryerjen e urdhrave të Allahut dhe dëshmitarë të drejtë! Kurrsesi të mos ju shtyjë urrejtja ndaj disa njerëzve që t'i shmangeni drejtësisë! Jini të drejtë, sepse kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu di hollësisht gjithçka që bëni. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 5

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٌ عَظِيمٞ

Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe shpërblim të madh. info
التفاسير: