Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Page Number:close

external-link copy
52 : 19

وَنَٰدَيۡنَٰهُ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنِ وَقَرَّبۡنَٰهُ نَجِيّٗا

Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e malit Tur, e afruam për t'i folur nga afër info
التفاسير:

external-link copy
53 : 19

وَوَهَبۡنَا لَهُۥ مِن رَّحۡمَتِنَآ أَخَاهُ هَٰرُونَ نَبِيّٗا

dhe, nga mëshira Jonë, i dhamë vëllanë e tij, Harunin, si profet. info
التفاسير:

external-link copy
54 : 19

وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِسۡمَٰعِيلَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صَادِقَ ٱلۡوَعۡدِ وَكَانَ رَسُولٗا نَّبِيّٗا

Përmend në Libër edhe Ismailin! Ai ishte besnik ndaj premtimit dhe ishte i dërguar e profet. info
التفاسير:

external-link copy
55 : 19

وَكَانَ يَأۡمُرُ أَهۡلَهُۥ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱلزَّكَوٰةِ وَكَانَ عِندَ رَبِّهِۦ مَرۡضِيّٗا

Ai e urdhëronte familjen e vet që të falnin namazin e të jepnin zekatin dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të. info
التفاسير:

external-link copy
56 : 19

وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِدۡرِيسَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقٗا نَّبِيّٗا

Përmend në Libër edhe Idrisin. Ai ishte besnik i vërtetë dhe profet. info
التفاسير:

external-link copy
57 : 19

وَرَفَعۡنَٰهُ مَكَانًا عَلِيًّا

Ne e ngritëm atë në një vend të lartë. info
التفاسير:

external-link copy
58 : 19

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مِن ذُرِّيَّةِ ءَادَمَ وَمِمَّنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٖ وَمِن ذُرِّيَّةِ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡرَٰٓءِيلَ وَمِمَّنۡ هَدَيۡنَا وَٱجۡتَبَيۡنَآۚ إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُ ٱلرَّحۡمَٰنِ خَرُّواْۤ سُجَّدٗاۤ وَبُكِيّٗا۩

Këta janë profetët që Allahu i ka begatuar nga pasardhësit e Ademit, nga ata që i bartëm me Nuhun e nga pasardhësit e Ibrahimit e të Israilit (Jakubit) dhe nga ata që i udhëzuam e i zgjodhëm. Sa herë që u lexoheshin ajetet e të Gjithëmëshirshmit, ata binin në sexhde duke qarë. info
التفاسير:

external-link copy
59 : 19

۞ فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٌ أَضَاعُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّبَعُواْ ٱلشَّهَوَٰتِۖ فَسَوۡفَ يَلۡقَوۡنَ غَيًّا

Por, pas tyre erdhën breza që lanë pas dore namazin dhe ndoqën epshet e veta, kështu që ata do të gjejnë dënimin, info
التفاسير:

external-link copy
60 : 19

إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ وَلَا يُظۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا

përveç atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira, të atillët do të hyjnë në Xhenet dhe atyre nuk u bëhet asnjë padrejtësi, info
التفاسير:

external-link copy
61 : 19

جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ عِبَادَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّهُۥ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَأۡتِيّٗا

në Xhenetet e Përjetësisë, që nuk i kanë parë, të cilat ua ka premtuar i Gjithëmëshirshmi robërve të Tij. Premtimi i Tij gjithsesi do të përmbushet. info
التفاسير:

external-link copy
62 : 19

لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا إِلَّا سَلَٰمٗاۖ وَلَهُمۡ رِزۡقُهُمۡ فِيهَا بُكۡرَةٗ وَعَشِيّٗا

Ata nuk do të dëgjojnë në të asnjë fjalë të kotë, përveç selamit (përshëndetjes së paqes) dhe do t'u sillet ushqimi në mëngjes e në mbrëmje. info
التفاسير:

external-link copy
63 : 19

تِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِي نُورِثُ مِنۡ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيّٗا

Ky pra është Xheneti, të cilin do t'ua japim si trashëgim robërve Tanë që janë të devotshëm. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 19

وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمۡرِ رَبِّكَۖ لَهُۥ مَا بَيۡنَ أَيۡدِينَا وَمَا خَلۡفَنَا وَمَا بَيۡنَ ذَٰلِكَۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيّٗا

(Xhibrili tha:) "Ne zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë. info
التفاسير: