Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress)

Page Number:close

external-link copy
98 : 11

يَقۡدُمُ قَوۡمَهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَأَوۡرَدَهُمُ ٱلنَّارَۖ وَبِئۡسَ ٱلۡوِرۡدُ ٱلۡمَوۡرُودُ

Ai do t'i prijë popullit të tij në Ditën e Kiametit e do t'i çojë në Zjarr. Ah, sa vend i keq është ai në të cilin do të çohen! info
التفاسير:

external-link copy
99 : 11

وَأُتۡبِعُواْ فِي هَٰذِهِۦ لَعۡنَةٗ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ بِئۡسَ ٱلرِّفۡدُ ٱلۡمَرۡفُودُ

Ata i ndjek mallkimi në këtë botë dhe në Ditën e Kiametit. Ah, sa e shëmtuar është dhurata që u jepet! info
التفاسير:

external-link copy
100 : 11

ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡقُرَىٰ نَقُصُّهُۥ عَلَيۡكَۖ مِنۡهَا قَآئِمٞ وَحَصِيدٞ

Këto janë disa nga lajmet e qyteteve që po t'i tregojmë. Disa qëndrojnë ende e disave u kanë humbur gjurmët. info
التفاسير:

external-link copy
101 : 11

وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن ظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡۖ فَمَآ أَغۡنَتۡ عَنۡهُمۡ ءَالِهَتُهُمُ ٱلَّتِي يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖ لَّمَّا جَآءَ أَمۡرُ رَبِّكَۖ وَمَا زَادُوهُمۡ غَيۡرَ تَتۡبِيبٖ

Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Hyjnitë që i adhuronin në vend të Allahut nuk u bënë aspak dobi kur u erdhi urdhri i Zotit tënd, por vetëm ua shtuan humbjen. info
التفاسير:

external-link copy
102 : 11

وَكَذَٰلِكَ أَخۡذُ رَبِّكَ إِذَآ أَخَذَ ٱلۡقُرَىٰ وَهِيَ ظَٰلِمَةٌۚ إِنَّ أَخۡذَهُۥٓ أَلِيمٞ شَدِيدٌ

Kësisoj është dënimi i Allahut kur t'i ndëshkojë qytetet që janë të padrejta. Njëmend, dënimi i Tij është i dhembshëm e i ashpër. info
التفاسير:

external-link copy
103 : 11

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّمَنۡ خَافَ عَذَابَ ٱلۡأٓخِرَةِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمٞ مَّجۡمُوعٞ لَّهُ ٱلنَّاسُ وَذَٰلِكَ يَوۡمٞ مَّشۡهُودٞ

Në të vërtetë, në këto (ngjarje) ka mësim për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është Dita në të cilën do të tubohen njerëzit dhe ajo është Ditë e dëshmuar. info
التفاسير:

external-link copy
104 : 11

وَمَا نُؤَخِّرُهُۥٓ إِلَّا لِأَجَلٖ مَّعۡدُودٖ

Ne e vonojmë atë vetëm deri në afatin e caktuar. info
التفاسير:

external-link copy
105 : 11

يَوۡمَ يَأۡتِ لَا تَكَلَّمُ نَفۡسٌ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ فَمِنۡهُمۡ شَقِيّٞ وَسَعِيدٞ

Kur të vijë (ajo ditë), askush nuk mund të flasë, përveçse me lejen e Tij. Prej tyre do të ketë të mjerë dhe të lumtur. info
التفاسير:

external-link copy
106 : 11

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ شَقُواْ فَفِي ٱلنَّارِ لَهُمۡ فِيهَا زَفِيرٞ وَشَهِيقٌ

Sa u përket të mjerëve, ata do të hyjnë në Zjarr, ku do të rënkojnë e do të gulçojnë. info
التفاسير:

external-link copy
107 : 11

خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَۚ إِنَّ رَبَّكَ فَعَّالٞ لِّمَا يُرِيدُ

Aty do të jenë përgjithmonë, sa të jenë qiejt e Toka, përveç sa do Zoti yt. Në të vërtetë, Zoti yt bën çfarë të dojë. info
التفاسير:

external-link copy
108 : 11

۞ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ سُعِدُواْ فَفِي ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتِ ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ إِلَّا مَا شَآءَ رَبُّكَۖ عَطَآءً غَيۡرَ مَجۡذُوذٖ

Ndërkaq, të lumturit do të jenë në Xhenet, ku do të jenë përgjithmonë, sa të jenë qiejt e Toka, përveç sa do Zoti yt; një dhuratë e pandërprerë. info
التفاسير: