Übersetzung der Bedeutungen von dem heiligen Quran - Die albanische Übersetzung - Rowwad-Übersetzungszentrum - in Bearbeitung.

Nummer der Seite:close

external-link copy
32 : 15

قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا لَكَ أَلَّا تَكُونَ مَعَ ٱلسَّٰجِدِينَ

Allahu i tha: "O Iblis, ç'ke që nuk iu bashkove atyre që bënë sexhde?" info
التفاسير:

external-link copy
33 : 15

قَالَ لَمۡ أَكُن لِّأَسۡجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقۡتَهُۥ مِن صَلۡصَٰلٖ مِّنۡ حَمَإٖ مَّسۡنُونٖ

Ai tha: "Unë nuk kam për t'i rënë në sexhde një njeriu që e krijove prej një balte të tharë, të zezë e të ndryshuar." info
التفاسير:

external-link copy
34 : 15

قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ

Allahu i tha: "Atëherë, dil prej aty, sepse ti je i mallkuar info
التفاسير:

external-link copy
35 : 15

وَإِنَّ عَلَيۡكَ ٱللَّعۡنَةَ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ

dhe mallkimi do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit." info
التفاسير:

external-link copy
36 : 15

قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

Ai tha: "Zoti im! Më jep afat deri në ditën që do të ringjallen!" info
التفاسير:

external-link copy
37 : 15

قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ

Allahu tha: "Atëherë, ty do të të jepet afat info
التفاسير:

external-link copy
38 : 15

إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ

deri në një ditë të caktuar." info
التفاسير:

external-link copy
39 : 15

قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغۡوَيۡتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Ai (Iblisi) tha: "Zoti im, meqë më çove në humbje, unë do t'ua hijeshoj atyre të pavërtetën në Tokë dhe do t'i shmang të gjithë nga rruga e drejtë, info
التفاسير:

external-link copy
40 : 15

إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

përveç robërve të Tu të përkushtuar." info
التفاسير:

external-link copy
41 : 15

قَالَ هَٰذَا صِرَٰطٌ عَلَيَّ مُسۡتَقِيمٌ

Allahu tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
42 : 15

إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٌ إِلَّا مَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡغَاوِينَ

Ti nuk ke pushtet mbi robërit e Mi, përveç mbi të humburit që të ndjekin ty. info
التفاسير:

external-link copy
43 : 15

وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوۡعِدُهُمۡ أَجۡمَعِينَ

Me të vërtetë, Xhehenemi është vendi i premtuar i të gjithë atyre. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 15

لَهَا سَبۡعَةُ أَبۡوَٰبٖ لِّكُلِّ بَابٖ مِّنۡهُمۡ جُزۡءٞ مَّقۡسُومٌ

Ai ka shtatë porta e në çdo portë hyn një pjesë e caktuar. info
التفاسير:

external-link copy
45 : 15

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshte të Xhenetit, mes burimeve. info
التفاسير:

external-link copy
46 : 15

ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٍ ءَامِنِينَ

"Hyni në të të shpëtuar e të sigurt!" info
التفاسير:

external-link copy
47 : 15

وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلٍّ إِخۡوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

Ne do të shkulim mërinë nga zemrat e tyre e do të jenë vëllezër të ulur në divane përballë njëri-tjetrit. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 15

لَا يَمَسُّهُمۡ فِيهَا نَصَبٞ وَمَا هُم مِّنۡهَا بِمُخۡرَجِينَ

Ata nuk do t'i prekë lodhja në të e as do të nxirren prej aty. info
التفاسير:

external-link copy
49 : 15

۞ نَبِّئۡ عِبَادِيٓ أَنِّيٓ أَنَا ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Tregoju robërve të Mi se Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëploti info
التفاسير:

external-link copy
50 : 15

وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ ٱلۡعَذَابُ ٱلۡأَلِيمُ

dhe se dënimi Im është i dhembshëm! info
التفاسير:

external-link copy
51 : 15

وَنَبِّئۡهُمۡ عَن ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ

Tregoju atyre edhe për mysafirët e Ibrahimit! info
التفاسير: