আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
62 : 18

فَلَمَّا جَاوَزَا قَالَ لِفَتَىٰهُ ءَاتِنَا غَدَآءَنَا لَقَدۡ لَقِينَا مِن سَفَرِنَا هَٰذَا نَصَبٗا

Kur e kaluan atë vend, Musai i tha shërbëtorit të vet: "Na e sill drekën tonë, se jemi lodhur shumë nga ky udhëtim." info
التفاسير:

external-link copy
63 : 18

قَالَ أَرَءَيۡتَ إِذۡ أَوَيۡنَآ إِلَى ٱلصَّخۡرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ ٱلۡحُوتَ وَمَآ أَنسَىٰنِيهُ إِلَّا ٱلشَّيۡطَٰنُ أَنۡ أَذۡكُرَهُۥۚ وَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ عَجَبٗا

Ai tha: "A të kujtohet kur ndaluam për të pushuar pranë shkëmbit. Aty e harrova peshkun. Vetëm shejtani më bëri që të harroj të ta përmend se peshku mori rrugën për në det në mënyrë të çuditshme." info
التفاسير:

external-link copy
64 : 18

قَالَ ذَٰلِكَ مَا كُنَّا نَبۡغِۚ فَٱرۡتَدَّا عَلَىٰٓ ءَاثَارِهِمَا قَصَصٗا

Musai tha: "Kjo është pikërisht ajo që po kërkonim." Kështu, ata u kthyen prapa, duke ndjekur gjurmët e veta. info
التفاسير:

external-link copy
65 : 18

فَوَجَدَا عَبۡدٗا مِّنۡ عِبَادِنَآ ءَاتَيۡنَٰهُ رَحۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَا وَعَلَّمۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّا عِلۡمٗا

Aty gjetën një nga robërit Tanë (Hidrin, alejhi selam), të cilit i kishim dhuruar mëshirë e i kishim mësuar dije nga ana Jonë. info
التفاسير:

external-link copy
66 : 18

قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰ هَلۡ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰٓ أَن تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمۡتَ رُشۡدٗا

Musai i tha atij: "A mund të të ndjek që të më mësosh nga urtësia që të është mësuar ty?" info
التفاسير:

external-link copy
67 : 18

قَالَ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا

Ai tha: "Ti kurrë nuk do të mund të bësh durim me mua! info
التفاسير:

external-link copy
68 : 18

وَكَيۡفَ تَصۡبِرُ عَلَىٰ مَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ خُبۡرٗا

E si mund të bësh durim për diçka që nuk ke njohuri?" info
التفاسير:

external-link copy
69 : 18

قَالَ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ صَابِرٗا وَلَآ أَعۡصِي لَكَ أَمۡرٗا

Musai tha: "Do të më gjesh durimtar, në dashtë Allahu, dhe nuk do të të kundërshtoj për asgjë." info
التفاسير:

external-link copy
70 : 18

قَالَ فَإِنِ ٱتَّبَعۡتَنِي فَلَا تَسۡـَٔلۡنِي عَن شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ أُحۡدِثَ لَكَ مِنۡهُ ذِكۡرٗا

Ai tha: "Nëse do të vish pas meje, atëherë mos më pyet për asgjë derisa unë vetë të ta sqaroj!" info
التفاسير:

external-link copy
71 : 18

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا رَكِبَا فِي ٱلسَّفِينَةِ خَرَقَهَاۖ قَالَ أَخَرَقۡتَهَا لِتُغۡرِقَ أَهۡلَهَا لَقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـًٔا إِمۡرٗا

Kështu, ata të dy u nisën derisa, kur hipën në një anije, ai bëri një çarje në të. Musai tha: "Mos e shqeve atë që të fundosen udhëtarët e saj?! Ke bërë vërtet një punë të rëndë!" info
التفاسير:

external-link copy
72 : 18

قَالَ أَلَمۡ أَقُلۡ إِنَّكَ لَن تَسۡتَطِيعَ مَعِيَ صَبۡرٗا

Ai tha: "A nuk të thashë se s'do të mund të bësh durim me mua?" info
التفاسير:

external-link copy
73 : 18

قَالَ لَا تُؤَاخِذۡنِي بِمَا نَسِيتُ وَلَا تُرۡهِقۡنِي مِنۡ أَمۡرِي عُسۡرٗا

Ai (Musai) tha: "Mos më qorto për shkak të harresës sime dhe mos ma vështirëso punën!" info
التفاسير:

external-link copy
74 : 18

فَٱنطَلَقَا حَتَّىٰٓ إِذَا لَقِيَا غُلَٰمٗا فَقَتَلَهُۥ قَالَ أَقَتَلۡتَ نَفۡسٗا زَكِيَّةَۢ بِغَيۡرِ نَفۡسٖ لَّقَدۡ جِئۡتَ شَيۡـٔٗا نُّكۡرٗا

Pastaj ata të dy vazhduan rrugën derisa takuan një fëmijë, të cilin ai e mbyti. Musai tha: "Si vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Ke bërë një punë tepër të shëmtuar!" info
التفاسير: