আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
54 : 18

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَا فِي هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ لِلنَّاسِ مِن كُلِّ مَثَلٖۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَكۡثَرَ شَيۡءٖ جَدَلٗا

Ne kemi shpjeguar në këtë Kuran çdo lloj shembulli për njerëzit, por njeriu kundërshton më shumë se çdokush tjetër. info
التفاسير:

external-link copy
55 : 18

وَمَا مَنَعَ ٱلنَّاسَ أَن يُؤۡمِنُوٓاْ إِذۡ جَآءَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ وَيَسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّهُمۡ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ قُبُلٗا

Çfarë i pengoi njerëzit të besonin kur u erdhi udhëzimi e të kërkonin falje nga Zoti i tyre, përveç kërkesës së tyre që t'u vinte shembulli i (ndëshkimit të) popujve të mëparshëm ose t'u vinte dënimi para syve?! info
التفاسير:

external-link copy
56 : 18

وَمَا نُرۡسِلُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَۚ وَيُجَٰدِلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّۖ وَٱتَّخَذُوٓاْ ءَايَٰتِي وَمَآ أُنذِرُواْ هُزُوٗا

Ne i çojmë të dërguarit vetëm si kumtues të lajmit të mirë dhe si paralajmërues. Por, ata që nuk besojnë, kundërshtojnë, që, përmes së pavërtetës, ta mposhtin të vërtetën, kurse ajetet dhe paralajmërimet e Mia i marrin për tallje. info
التفاسير:

external-link copy
57 : 18

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ فَأَعۡرَضَ عَنۡهَا وَنَسِيَ مَا قَدَّمَتۡ يَدَاهُۚ إِنَّا جَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۖ وَإِن تَدۡعُهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ فَلَن يَهۡتَدُوٓاْ إِذًا أَبَدٗا

E kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën dhe harron atë që kanë bërë duart e veta? Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre, që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Edhe nëse i thërrisni në udhëzim, ata kurrë nuk do të udhëzohen. info
التفاسير:

external-link copy
58 : 18

وَرَبُّكَ ٱلۡغَفُورُ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۖ لَوۡ يُؤَاخِذُهُم بِمَا كَسَبُواْ لَعَجَّلَ لَهُمُ ٱلۡعَذَابَۚ بَل لَّهُم مَّوۡعِدٞ لَّن يَجِدُواْ مِن دُونِهِۦ مَوۡئِلٗا

Por, Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirues. Nëse do t'i dënonte (në këtë botë) për atë që bëjnë, do t'ua shpejtonte dënimin, por ata kanë një afat të caktuar, nga i cili nuk do të gjejnë strehim. info
التفاسير:

external-link copy
59 : 18

وَتِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰٓ أَهۡلَكۡنَٰهُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَعَلۡنَا لِمَهۡلِكِهِم مَّوۡعِدٗا

Ndërkaq, ato qytete i shkatërruam kur bënë padrejtësi (duke mos besuar) dhe caktuam një afat për shkatërrimin e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
60 : 18

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِفَتَىٰهُ لَآ أَبۡرَحُ حَتَّىٰٓ أَبۡلُغَ مَجۡمَعَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ أَوۡ أَمۡضِيَ حُقُبٗا

(Kujto) kur Musai i tha shërbëtorit të vet: "Unë nuk do të ndalem derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse më duhet të udhëtoj për kohë të gjatë." info
التفاسير:

external-link copy
61 : 18

فَلَمَّا بَلَغَا مَجۡمَعَ بَيۡنِهِمَا نَسِيَا حُوتَهُمَا فَٱتَّخَذَ سَبِيلَهُۥ فِي ٱلۡبَحۡرِ سَرَبٗا

Kur arritën në vendin ku bashkohen dy detet, harruan peshkun e tyre, i cili mori rrugën për në det, duke e shpuar atë. info
التفاسير: