আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
104 : 12

وَمَا تَسۡـَٔلُهُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ

Ti nuk po kërkon prej tyre asnjë shpërblim për këtë. Ai (Kurani) është vetëm këshillë për botët. info
التفاسير:

external-link copy
105 : 12

وَكَأَيِّن مِّنۡ ءَايَةٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ يَمُرُّونَ عَلَيۡهَا وَهُمۡ عَنۡهَا مُعۡرِضُونَ

Sa e sa shenja ka në qiej e në Tokë, pranë të cilave kalojnë, duke mos i përfillur! info
التفاسير:

external-link copy
106 : 12

وَمَا يُؤۡمِنُ أَكۡثَرُهُم بِٱللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشۡرِكُونَ

Shumica e tyre nuk e besojnë Allahun ndryshe, veçse duke i shoqëruar të tjerë në adhurim. info
التفاسير:

external-link copy
107 : 12

أَفَأَمِنُوٓاْ أَن تَأۡتِيَهُمۡ غَٰشِيَةٞ مِّنۡ عَذَابِ ٱللَّهِ أَوۡ تَأۡتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

A janë të sigurt ata se nuk do t'i përfshijë dënimi i Allahut ose që nuk do t'u vijë çasti i Kiametit papritmas, pa e vënë re ata?! info
التفاسير:

external-link copy
108 : 12

قُلۡ هَٰذِهِۦ سَبِيلِيٓ أَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا۠ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِيۖ وَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Thuaj (o Muhamed): "Kjo është rruga ime: unë thërras për tek Allahu me prova të qarta, unë dhe ata që më pasojnë. I patëmeta është Allahu! Unë nuk jam prej idhujtarëve." info
التفاسير:

external-link copy
109 : 12

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِم مِّنۡ أَهۡلِ ٱلۡقُرَىٰٓۗ أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۗ وَلَدَارُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Ne dërguam para teje vetëm burra nga banorët e qyteteve, të cilëve u dhamë shpalljen. A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë që të shihnin se si ishte fundi i atyre që ishin më parë?! Pa dyshim që bota tjetër është shumë më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Si nuk e kuptoni?! info
التفاسير:

external-link copy
110 : 12

حَتَّىٰٓ إِذَا ٱسۡتَيۡـَٔسَ ٱلرُّسُلُ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ كُذِبُواْ جَآءَهُمۡ نَصۡرُنَا فَنُجِّيَ مَن نَّشَآءُۖ وَلَا يُرَدُّ بَأۡسُنَا عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kur të dërguarit e humbën shpresën dhe (jobesimtarët) kujtuan se janë gënjyer (nga të dërguarit), atyre u erdhi ndihma Jonë dhe shpëtuan ata që deshëm Ne. E, dënimi Ynë nuk sprapset nga njerëzit keqbërës. info
التفاسير:

external-link copy
111 : 12

لَقَدۡ كَانَ فِي قَصَصِهِمۡ عِبۡرَةٞ لِّأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِۗ مَا كَانَ حَدِيثٗا يُفۡتَرَىٰ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Në tregimet e tyre ka vërtet mësim për ata që kanë mend. Ky (Kuran) nuk është fjalë e trilluar, por vërtetues i shpalljeve para tij e shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë. info
التفاسير: