Qiejt gati sa nuk çahen sipër tyre dhe melekët lartësojnë Zotin e tyre me lavdërim dhe kërkojnë falje për ata që janë në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është Falësi i Madh, Mëshirëploti.
Kështu, Ne të shpallëm ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar qytetin mëmë (Mekën) dhe ata që janë përreth saj, si dhe për t'i paralajmëruar për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim, ku një grup do të hyjë në Xhenet, kurse grupi tjetër në Zjarrin flakërues.
Sikur të kishte dashur Allahu, do t'i bënte të gjithë një bashkësi të vetme, por fut në mëshirën e Tij kë të dojë, ndërsa keqbërësit nuk do të kenë as mbrojtës e as ndihmës.