Vërini në provë jetimët derisa të arrijnë moshën e martesës[1]. Nëse vëreni se janë pjekur, atëherë dorëzojuani pasurinë e tyre dhe mos e shpenzoni atë duke e shpërdorur e duke nxituar për ta harxhuar para se të rriten. Ai që është i pasur, le të përmbahet, kurse ai që është i varfër, le të shpenzojë prej saj në mënyrë të arsyeshme. Kur t'ua dorëzoni atyre pasurinë, bëjeni këtë para dëshmitarëve. Mjafton që Allahu është Dëshmitar dhe Ai që merr në llogari.