Lavdërimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili i bëri melekët të dërguar me dy, tre ose katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Të mirat që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund t'i pengojë, kurse ato që Ai i pengon, askush nuk mund t'i japë pos Tij. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush. A ka ndonjë krijues përveç Allahut që ju furnizon nga qielli e nga Toka? S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Pra, përse largoheni?!