Lavdërimi është për Allahun, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë! Atij i takon lavdërimi edhe në botën tjetër. Ai është i Urti, i Gjithëdituri.
Ata që nuk besojnë, thonë: "Nuk do të na vijë Kiameti!" Thuaju: "Po për Zotin tim, do t'ju vijë patjetër." Ai është Njohësi i së fshehtës. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë grimcë, as në qiej e as Tokë dhe nuk ka asgjë më të vogël a më të madhe se ajo që të mos jetë e shënuar në një Libër të qartë,
Ndërkaq, ata të cilëve u është dhënë dituria e shohin se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërteta dhe se ajo udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit.