A mos thonë ata: "Ai e ka trilluar atë!"? Jo, por ajo është e vërteta nga Zoti yt, për t'ua tërhequr vërejtjen njerëzve që nuk u kishte ardhur asnjë paralajmërues para teje, që të udhëzohen në rrugë të drejtë.
Allahu është Ai që krijoi qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ju nuk keni asnjë mbrojtës e as ndërmjetësues përveç Tij. Vallë, si nuk merrni mësim?!