Ka prej njerëzve që marrin tregime të kota për të larguar (njerëzit) nga rruga e Allahut pa kurrfarë diturie dhe sa për t'u tallur me të. Për të tillët do të ketë një dënim poshtërues.
Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet Tona, ai kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar, sikur të kishte shurdhim në veshë. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm!
Ai krijoi qiejt pa shtylla që mund t'i shihni, vuri në Tokë male të patundshme, që ajo të mos lëkundet me ju dhe përhapi në të gjithfarë gjallesash. Ne lëshuam shi nga qielli dhe bëmë që në të të mbijë çdo lloj bime e këndshme.