Allahu! Nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje. Atë nuk e kap dremitja e as gjumi. Atij i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. E kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?! Ai e di ç'do të ndodhë në të ardhmen dhe ç'ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa ata nuk mund të mësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveç aq sa dëshiron Ai. Kursia[1] e Tij përfshin qiejt e Tokën dhe Atij nuk i vjen rëndë ruajtja e tyre. Ai është i Larti, i Madhërishmi.
[1] Termi "Kursi" fjalëpërfjalshëm përkthehet "Stol". Kursia, megjithëse është shumë më e madhe se qiejt dhe Toka, nuk duhet ngatërruar me Arshin e Allahut, i cili është pafundësisht më i madh se ajo.