Kur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili ishte nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Vallë, a do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vend Timin, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për të padrejtët!