Shoku i tij, ndërsa po bisedonte me të, i tha: "A po e mohon Atë që të krijoi prej dheut, pastaj prej një pikle e më pas të shndërroi në njeri (të plotë)?!
Përse, kur hyre në kopshtin tënd, nuk the: "Çfarë do Allahu bëhet dhe s'ka fuqi pa ndihmën e Allahut"? Nëse më sheh mua si më të ulët në pasuri e në fëmijë,
unë pres që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt dhe mbi kopshtin tënd të dërgojë një dënim nga qielli e ta kthejë atë në tokë të lëmuar (pa bimë),
Kopshti i tij u shkatërrua, ndërsa ai filloi të rrotullonte shuplakat nga dëshpërimi për atë që kishte shpenzuar në të, sepse ishte bërë rrafsh me tokë, dhe thoshte: "Ah, sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!"
Sillu atyre edhe shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që e lëshojmë nga qielli, me të cilin përzihen bimët e tokës e më pas bëhet bar i thatë që e shpërndajnë erërat. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.