I patëmeta është Ai që e barti robin e Vet (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) në Xhaminë Aksa, rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t'i treguar disa nga shenjat Tona. Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.
Kur erdhi paralajmërimi i parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë të fuqishëm që shkelnin shtëpi më shtëpi. Ky qe një paralajmërim që duhej përmbushur.
Nëse bëni mirë, e keni për vete, e, nëse bëni keq, e bëni kundër vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së paralajmërimit të dytë, (Ne dërguam robër) që t'i poshtëronin fytyrat tuaja dhe të hynin në xhami, siç kishin hyrë herën e parë, dhe të rrënonin gjithçka që pushtonin.