Ata që i veshin Allahut ortakë thonë: "Sikur të donte Allahu, as ne, as etërit tanë nuk do të adhuronim asgjë në vend të Allahut, e as që do të ndalonim diçka pa dëshirën e Tij." Kështu bënë edhe ata që ishin para tyre. Por, të dërguarit s'kanë detyrë tjetër veç kumtimit të qartë.
Në të vërtetë, çdo populli i kemi çuar të dërguar, të cilët u thoshin: "Adhurojeni Allahun dhe largojuni zotave të rremë!" Disa i udhëzoi Allahu në rrugë të drejtë e disa e merituan humbjen. Prandaj, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
Ata betoheshin fuqishëm në Allahun se Allahu nuk do t'i ringjallë të vdekurit. Përkundrazi! Ky është premtim më se i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
(Allahu do t'i ringjallë ata) që t'ua bëjë të qartë të vërtetën lidhur me atë për të cilën kundërshtoheshin dhe që jobesimtarët ta kuptojnë se ishin gënjeshtarë.
Ata që mërguan për hir të Allahut, pasi iu bë zullum, do t'i vendosim në një vend të mirë në këtë botë, por shpërblimi i botës tjetër do të jetë më i madh, - veç sikur ta dinin, -