Elif, lam, ra. Këtë Libër ta zbritëm ty, që t'i nxjerrësh njerëzit nga errësirat në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdëruarit,
të cilët i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj tjetrës dhe pengojnë (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë. Këta janë në një humbje të largët.
Ne nuk çuam asnjë të Dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, që t'ua sqarojë atyre (fenë). Por, Allahu e humb atë që do dhe e udhëzon atë që do. Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.
Ne e dërguam Musain me provat Tona (e i thamë): "Nxirre popullin tënd nga errësirat në dritë dhe kujtojua atyre ditët e Allahut!" Me të vërtetë, në këtë ka shenja për këdo që është njëmend durimtar e falënderues.