Allahu është Ai që ngriti qiejt pa shtylla që mund t'i shihni e pastaj u ngrit mbi Arsh. Ai nënshtroi Diellin dhe Hënën, të cilat lundrojnë për një kohë të caktuar. Ai drejton çështjet dhe i shpjegon hollësisht shenjat, në mënyrë që të bindeni se do ta takoni Zotin tuaj.
Është Ai që shtriu Tokën dhe krijoi në të male të patundshme e lumenj dhe nga të gjitha frutat krijoi nga dy lloje. Ai e mbulon ditën me natën. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
Në Tokë ka ara të ngjitura me njëra-tjetrën dhe kopshte me hardhi, bimë e palma me një kërcell e me disa kërcej, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa i bëjmë më të shijshme se të tjerat. Vërtet, në këto ka shenja për njerëzit që kuptojnë.
Nëse ti çuditesh, atëherë është vërtet e çuditshme thënia e tyre: "A, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi sërish?!" Këta janë ata që e mohojnë Zotin e tyre, të cilët do të kenë pranga në qafë. Këta janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.