Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë nuk do të mund të ta largojë atë askush përveç Tij, e, nëse Ai dëshiron të të dhurojë ndonjë mirësi, s'ka kush që mund ta pengojë bujarinë e Tij. Ai ia jep atë kujt të dojë nga robërit e Tij. Ai është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Thuaj: "O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kushdo që udhëzohet në rrugë të drejtë, është udhëzuar vetëm për të mirën e vetvetes dhe kushdo që humbet, humbet në dëm të vetvetes, e unë nuk jam mbikëqyrës juaji."