《古兰经》译解 - 阿尔巴尼亚语翻译-拉瓦德翻译中心-正在进行

页码:close

external-link copy
71 : 15

قَالَ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِيٓ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ

Ai tha: "Ja bijat e mia, (martohuni me to), nëse tashmë keni vendosur të bëni diçka. info
التفاسير:

external-link copy
72 : 15

لَعَمۡرُكَ إِنَّهُمۡ لَفِي سَكۡرَتِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

Betohem për jetën tënde (o Muhamed) se ata bridhnin të humbur në dehjen e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
73 : 15

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُشۡرِقِينَ

Ata i mori gjëmimi i tmerrshëm në kohën e lindjes së Diellit, info
التفاسير:

external-link copy
74 : 15

فَجَعَلۡنَا عَٰلِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن سِجِّيلٍ

dhe përmbysëm vendin e tyre, duke kthyer poshtë pjesën e sipërme të tij dhe lëshuam mbi ta rrebesh gurësh prej baltës së pjekur. info
التفاسير:

external-link copy
75 : 15

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُتَوَسِّمِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja për ata që u kushtojnë vëmendje. info
التفاسير:

external-link copy
76 : 15

وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٖ مُّقِيمٍ

Ato (qytetet e rrënuara) gjendeshin pranë një rruge që ekziston ende. info
التفاسير:

external-link copy
77 : 15

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja për besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
78 : 15

وَإِن كَانَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ لَظَٰلِمِينَ

Edhe banorët e Ejkes ishin zullumqarë, info

[1] Populli i Shuajbit, alejhi selam.

التفاسير:

external-link copy
79 : 15

فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٖ مُّبِينٖ

prandaj u hakmorëm ndaj tyre dhe që të dyja (këto vende) janë në rrugë të dukshme. info
التفاسير:

external-link copy
80 : 15

وَلَقَدۡ كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡحِجۡرِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Por, edhe banorët e Hixhrit[1] i quajtën gënjeshtarë të dërguarit. info

[1] Fisi themud - populli i Salihut, alejhi selam.

التفاسير:

external-link copy
81 : 15

وَءَاتَيۡنَٰهُمۡ ءَايَٰتِنَا فَكَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ

Ne ua dhamë shenjat Tona, por ata ua kthyen shpinën. info
التفاسير:

external-link copy
82 : 15

وَكَانُواْ يَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتًا ءَامِنِينَ

Ata gdhendnin shtëpi në male, duke qenë të sigurt. info
التفاسير:

external-link copy
83 : 15

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّيۡحَةُ مُصۡبِحِينَ

Por, gjëmimi i tmerrshëm i goditi në mëngjes info
التفاسير:

external-link copy
84 : 15

فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

dhe ajo që fituan nuk u bëri dobi aspak. info
التفاسير:

external-link copy
85 : 15

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَآ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۗ وَإِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞۖ فَٱصۡفَحِ ٱلصَّفۡحَ ٱلۡجَمِيلَ

Ne krijuam qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre vetëm me urtësi. Ndërkaq, Ora e Kiametit do të vijë patjetër, prandaj fal me dashamirësi! info
التفاسير:

external-link copy
86 : 15

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ

Pa dyshim, Zoti yt është Krijuesi i gjthçkaje, i Gjithëdijshmi. info
التفاسير:

external-link copy
87 : 15

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ سَبۡعٗا مِّنَ ٱلۡمَثَانِي وَٱلۡقُرۡءَانَ ٱلۡعَظِيمَ

Me të vërtetë, Ne të dhamë ty shtatë ajetet e përsëritura dhe Kuranin e madhërishëm. info
التفاسير:

external-link copy
88 : 15

لَا تَمُدَّنَّ عَيۡنَيۡكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعۡنَا بِهِۦٓ أَزۡوَٰجٗا مِّنۡهُمۡ وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَٱخۡفِضۡ جَنَاحَكَ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

Kurrsesi mos i kthe sytë nga të mirat (e përkohshme) me të cilat i kemi begatuar disa prej tyre, as mos u brengos për ta dhe ji i butë me besimtarët! info
التفاسير:

external-link copy
89 : 15

وَقُلۡ إِنِّيٓ أَنَا ٱلنَّذِيرُ ٱلۡمُبِينُ

Thuaj: "Unë, me të vërtetë, jam paralajmërues i qartë." info
التفاسير:

external-link copy
90 : 15

كَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَى ٱلۡمُقۡتَسِمِينَ

Ashtu siç dërguam dënimin mbi ata që u ndanë, info
التفاسير: