Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa

Numero ng Pahina:close

external-link copy
57 : 39

أَوۡ تَقُولَ لَوۡ أَنَّ ٱللَّهَ هَدَىٰنِي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُتَّقِينَ

Ose të thotë: "Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha nga të devotshmit." info
التفاسير:

external-link copy
58 : 39

أَوۡ تَقُولَ حِينَ تَرَى ٱلۡعَذَابَ لَوۡ أَنَّ لِي كَرَّةٗ فَأَكُونَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Ose, kur të shohë dënimin, të thotë: "Ah, sikur të mund të kthehesha edhe një herë (në dynja) e të bëhesha prej vepërmirëve!" info
التفاسير:

external-link copy
59 : 39

بَلَىٰ قَدۡ جَآءَتۡكَ ءَايَٰتِي فَكَذَّبۡتَ بِهَا وَٱسۡتَكۡبَرۡتَ وَكُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

(Por do t'i thuhet): "Në të vërtetë, ty të erdhën ajetet e Mia, por ti i përgënjeshtrove, u tregove mendjemadh dhe ishe prej jobesimtarëve." info
التفاسير:

external-link copy
60 : 39

وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسۡوَدَّةٌۚ أَلَيۡسَ فِي جَهَنَّمَ مَثۡوٗى لِّلۡمُتَكَبِّرِينَ

Ditën e Kiametit do t'i shohësh ata që kanë shpifur gënjeshtra për Allahun me fytyra të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i mendjemëdhenjve?! info
التفاسير:

external-link copy
61 : 39

وَيُنَجِّي ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ بِمَفَازَتِهِمۡ لَا يَمَسُّهُمُ ٱلسُّوٓءُ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Ndërkohë, Allahu do t'i shpëtojë ata që ia patën frikën duke u dhënë fitore; ata nuk do t'i prekë e keqja e as do të pikëllohen. info
التفاسير:

external-link copy
62 : 39

ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ

Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i gjithçkaje. info
التفاسير:

external-link copy
63 : 39

لَّهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të Tokës. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Allahut, pikërisht ata janë të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 39

قُلۡ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَأۡمُرُوٓنِّيٓ أَعۡبُدُ أَيُّهَا ٱلۡجَٰهِلُونَ

Thuaj: "A mos më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër përveç Allahut, o ju të paditur?!" info
التفاسير:

external-link copy
65 : 39

وَلَقَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ لَئِنۡ أَشۡرَكۡتَ لَيَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

Me të vërtetë, të është shpallur ty dhe atyre para teje: "Nëse do t'i shoqëroje Allahut diçka (në adhurim), me siguri, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe, pa dyshim, do të ishe prej të humburve." info
التفاسير:

external-link copy
66 : 39

بَلِ ٱللَّهَ فَٱعۡبُدۡ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Prandaj, adhuroje vetëm Allahun dhe ji falënderues! info
التفاسير:

external-link copy
67 : 39

وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦ وَٱلۡأَرۡضُ جَمِيعٗا قَبۡضَتُهُۥ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَٱلسَّمَٰوَٰتُ مَطۡوِيَّٰتُۢ بِيَمِينِهِۦۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu siç e meriton, ndërkohë që e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij në Ditën e Kiametit, kurse qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I patëmeta dhe i Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij. info
التفاسير: