Salin ng mga Kahulugan ng Marangal na Qur'an - Salin sa Wikang Albanes ng Sentro ng Rowad sa Pagsasalin - Kasalukuyang Isinasagawa

Numero ng Pahina:close

external-link copy
63 : 11

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَءَاتَىٰنِي مِنۡهُ رَحۡمَةٗ فَمَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِنۡ عَصَيۡتُهُۥۖ فَمَا تَزِيدُونَنِي غَيۡرَ تَخۡسِيرٖ

Ai tha: "O populli im! Më thoni, nëse unë po mbështetem në prova të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë mëshirë (profecinë) nga ana e Tij, kush do të më ndihmojë kundrejt Allahut, në qoftë se e kundërshtoj Atë? Ju do të më shtonit vetëm humbjen. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 11

وَيَٰقَوۡمِ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمۡ ءَايَةٗۖ فَذَرُوهَا تَأۡكُلۡ فِيٓ أَرۡضِ ٱللَّهِۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابٞ قَرِيبٞ

O populli im! Kjo është deveja e Allahut, si shenjë për ju. Pra, lëreni atë të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju kap një dënim i menjëhershëm. info
التفاسير:

external-link copy
65 : 11

فَعَقَرُوهَا فَقَالَ تَمَتَّعُواْ فِي دَارِكُمۡ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٖۖ ذَٰلِكَ وَعۡدٌ غَيۡرُ مَكۡذُوبٖ

Por, ata e therën atë e ai u tha: "Kënaquni në shtëpitë tuaja tri ditë! Ky është një premtim i vërtetë." info
التفاسير:

external-link copy
66 : 11

فَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا صَٰلِحٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَمِنۡ خِزۡيِ يَوۡمِئِذٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ

Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë i shpëtuam nga poshtërimi i asaj dite Salihun dhe ata që besuan me të. Pa dyshim që Zoti yt është i Forti e i Gjithëfuqishmi. info
التفاسير:

external-link copy
67 : 11

وَأَخَذَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ

Ndërkaq, ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre, info
التفاسير:

external-link copy
68 : 11

كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَآ إِنَّ ثَمُودَاْ كَفَرُواْ رَبَّهُمۡۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّثَمُودَ

sikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Themudët e mohuan Zotin e tyre. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qofshin themudët! info
التفاسير:

external-link copy
69 : 11

وَلَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُنَآ إِبۡرَٰهِيمَ بِٱلۡبُشۡرَىٰ قَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞۖ فَمَا لَبِثَ أَن جَآءَ بِعِجۡلٍ حَنِيذٖ

Të dërguarit Tanë (melekët) i sollën Ibrahimit myzhden e i thanë: "Selam (paqe)!" Ai ua ktheu: "Selam!" dhe pa u vonuar u solli një viç të pjekur. info
التفاسير:

external-link copy
70 : 11

فَلَمَّا رَءَآ أَيۡدِيَهُمۡ لَا تَصِلُ إِلَيۡهِ نَكِرَهُمۡ وَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۚ قَالُواْ لَا تَخَفۡ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمِ لُوطٖ

Por, kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë nga ata. Ata i thanë: "Mos ki frikë, se ne jemi dërguar te populli i Lutit!" info
التفاسير:

external-link copy
71 : 11

وَٱمۡرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٞ فَضَحِكَتۡ فَبَشَّرۡنَٰهَا بِإِسۡحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسۡحَٰقَ يَعۡقُوبَ

Ndërkohë, gruaja e tij që ishte në këmbë qeshi, meqë i dhamë myzhde për Ishakun e pas Ishakut për Jakubin. info
التفاسير: